Flamuri amerikan nuk ishte vendosur si duhet, Veliaj nuk e nis fjalën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Flamuri i Shteteve të Bashkuara ishte vendosur i përmbysur në një prej aktiviteteve të ditës së sotme, ku ishte i ftuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Bëhet fjalë për Samitin e Tretë të Grave të Biznesit të Diasporës, organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare në Tiranë.

Sapo mori fjalën, kryebashkiaku Veliaj ka kërkuar që të korrigjohet ky veprim i pakujdesshëm nga ana e organizatorëve.

“Para se të filloj, a kemi dikë nga hoteli këtu, nga menaxhimi? Këtë flamurin amerikan e kemi mbrapsht. Kështu që do të preferoja ose t’i heqim fare, ose t’i respektojmë të gjithë. A kemi dikë që mund ta zhvendosë? S’e kam tek amerikano-filia, edhe pse atë e kam, por e kam te fakti që në Tiranë i bëjmë gjërat perfekt, edhe nuk bëjmë gafa të tilla,” u shpreh Veliaj.

Vetëm pasi flamujt janë zhvendosur për t’u rivendosur drejt flamuri amerikan, së bashku me flamurin shqiptar dhe atë të BE, Veliaj tha se aktiviteti mund të vijonte normalisht.

“Faleminderit! Perfekt! Tani mund të fillojmë. Secili prej nesh do të fyhej nëse kjo do t’i ndodhte flamurit tonë, edhe për shumë zonja që janë shqiptaro-amerikane, besoj që është gjëja e drejtë për të bërë,” tha kreu i Bashkisë.

Të fundit

Norma interesi shumë të ulëta/ Rekord kredish për banesat/ BSH: U rritën çmimet, por…

Ulja e normës së interesit ne 2.5 për qind nga Banka e Shqipërisë ka bërë që dhe kreditë të...

The Telegraph: Trump do t’i ofrojë Putinit mineralet e rralla të Alaskës

Presidenti amerikan Donald Trump, po përgatitet t’i ofrojë Presidentit rus Vladimir Putin qasje në burimet e mineraleve të rralla, në këmbim të paqes në...

Rama: Forcat Komando, vlerë e shtuar në luftën kundër zjarrit mes Delvinës e Gjirokastrës

Këtë të enjte, më 14 gusht, kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me situatën e zjarreve që kanë përfshirë prej javësh...

Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

Kur Jensen Huang, shefi ekzekutiv 62-vjeçar i Nvidia shfaqet me xhaketën e lëkurës para një publiku, është e vështirë të përfytyrosh djaloshin imcak me...

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të banuara.  Autoritetet njoftuan viktimën e...

Lajme të tjera

Web TV