Virale/ Në Angli për ‘ngushëllim’, Presidenti ndalon në një karburant: Ne e kemi më lirë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro e ka shfrytëzuar vizitën e tij në Britaninë e Madhe ku mori pjesë në homazhet në nder të mbretëreshës Elizabeth II, për të komentuar çmimin e naftës.

Ai u ndal në një pikë karburanti në Londër dhe postoi një video ku duket çmimi i karburantit. Ai u shpreh se kosto është dyfishi i çmimit mesatar në Brazil ndërsa shtoi se në Brazil kosto është ndër më të lirat në botë.

Videoja u postua në internet një natë para funeralit të Mbretëreshës. Disa në mediat sociale kritikuan pretendimin e Bolsonaros dhe thanë se nuk është një krahasim i drejtë pasi paga minimale e Brazilit është shumë herë më e ulët se ajo në Britaninë e Madhe.

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV