Gazetari italian hap sondazh nëse Asllani duhet të startojë ndaj Roma-s, ja rezultatet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tifozët e Interit kanë shumë dëshirë ta shohin Kristjan Asllanin të luajë sfidën e parë si titullar me Interin. Mesfushori i kombëtares shqiptare, u transferua në merkaton e verës nga Empoli te nënkampionët e Italisë, duke realizuar ëndrrën e tij për të veshur fanellën e ekipit që ëndërronte të luante që kur ishte fëmijë.

Simone Inzaghi i ka besuar shumë pak deri tani: vetëm 23 minuta si zëvendësues në dy ndeshje në Serie A dhe 6 minuta në Champions League. Sfida e radhës në kampionat është ajo përballë Romës, me Jose Mourinhon që rikthehet në “San Siro” si kundërshtar.

Marcelo Brozovic është i pezulluar me kartona dhe ky mund të jetë shansi i madh për 20-vjeçarin nga Elbasani për të luajtur takimin e parë zyrtar si titullar me Interin. Gazetari Alfredo Pedulla ka bërë një sondazh në lidhje me Asllanin dhe mendimin e popullit zikaltër.

Pyetjes se pas pezullimit të Brozovic a duhet që Simone Inzaghi ta aktivizojë mesfushorin titullar në duelin ndaj verdhekuqve të Romës, 91% e tyre janë përgjigjur “po” dhe vetëm 9% prej tyre negativisht.

Të fundit

Suksesi ekonomik i Kroacisë maskon problemet e reformës

Kroacia, anëtarja më e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurinë e saj shumicën e ekonomive të tjera...

JD Vance po bëhet gati të ‘heqë qafe’ Mike Waltz

Michael Waltz, këshilltari i lartë i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, mund ta shohë veten të “zhdukur” nga kabineti i Donald Trump, pas një...

Shqipëria po “ushqehet” me mendimet e botës

Shqipëria gjithnjë e më shumë po huazon dije nga shkrimtarë të huaj. Në vitin e fundit, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të...

Gati ndërtimi i urës mbi lumin Bunë- Mali i Zi miraton marrëveshjen me Shqipërinë

Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë. Marrëveshja për ndërtimin...

Ushqimet e darkës që ju fryjnë pa e ditur

Darka, si vakti i fundit i ditës, luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e punëve në organizëm jo vetëm gjatë natës. Përzgjedhja e ushqimeve...

Lajme të tjera

Web TV