Yuri Kim: Enver Hoxha u përpoq të helmojë miqësinë mes shqiptarëve dhe amerikanëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja Yuri Kim deklaroi ditën e sotme se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, u tentuan të shkatërroheshin në periudhën e regjimit të diktatorit Enver Hoxha.

Gjatë eventit që po zhvillohet në Tiranë në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve, Kim u shpreh se edhe pas 31 vitesh ka edhe shumë punë për të bërë për marrëdhëniet e dy vendeve.

“Regjimi i Hoxhës mbylli vendin dhe u përpoq të helmojë miqësinë mes shqiptarëve dhe amerikaneve.

Në vitin 1991 pati një fillim të ri. Edhe pse kam parë me mijëra herë fotografi, ende më prekin shumë fotot e 300 mijë shqiptarëve.

U mblodhën në sheshin Skënderbej për të thënë se ne jemi me ju, për të dëgjuar sekretarin Baker se liria funksionon.

31 vite pas rënies së komunizmit mbetet ende shumë për të bërë. Mendoni sa shumë kemi përparuar”, u shpreh Kim.

Të fundit

“Rroftë dashnorja”/ Belind Këlliçi për deklaratat e Ramës: Gjuhë seksiste dhe fyese

Kandidati për deputet i PD në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka dënuar gjuhën, sipas tij, ‘të papranueshme’ që...

Bardhi kallëzon në SPAK Belinda Ballukun: Blen vullnetin e qytetarëve me para në dore

Drejtuesi Politik i Qarkut Fier, Gazment Bardhi, ka kallëzuar në SPAK Belinda Ballukun, e cila po u blen votat qytetarëve me para në dorë. Përmes...

Aktorja Ema Andrea nderohet me çmimin prestigjioz në Itali

Aktorja e njohur shqiptare, Ema Andrea, është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”, për interpretimin e saj të fuqishëm në shfaqjen...

Zjarr në Radhimë/ Digjen dy beach bare, rrezikohet nga flakët edhe një hotel

Një zjarr i madh është regjistruar pasditen e sotme në Radhimë. Mësohet se zjarri ka rënë në një subjekt plazhi. Zjarrfikëset kanë bërë me...

Tragjedia në Koçan! Ndërron jetë dhe një person, shkon në 62 numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë njofton se, sipas informatave nga Akademia Ushtarake Mjekësore në Beograd, sot paradite ka ndërruar jetë nga plagët e marra Stojançe Stefanov...

Lajme të tjera

Web TV