Mbyllja e shkollës “Mehmet Akif Ersoy”, reagon Kushi: Ja shkeljet që ka bërë kolegji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Arsimit ka reaguar në lidhje me mbylljen e shkollës jopublike “Mehmet Akif Ersoy”, vendim që u mor nga Këshilli i Ministrave.

Sipas ministres Evis Kushi, kjo shkollë ka nisur procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standarteve të godinës. Po ashtu theksohet se ky kolegj nuk i ka plotësuar më tej kriteret ligjore.

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Nisur nga interesimi dhe spekulimet në lidhje me shkaqet që çuan në heqjen e licencës dhe mbylljen e shkollës jopublike “Mehmet Akif Ersoy”, sqarojmë se ky vendim është rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licencës në fjalë.
1. Kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës.
2. Nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre.
3. Në kushtet e ushtrimit të veprimtarisë jashtë kritereve përkatëse licenca duhet të revokohet.

Ministria e Arsimit dhe Sportit në çdo rast ka përgjegjësinë për garantimin e standardeve, sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve. Prandaj, në respekt të ligjit dhe në mbështetje të 160 nxënësve dhe të familjeve të tyre, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të transferuar nxënësit në shkolla që përmbushin kriteret dhe standardet e funksionimit.
Ndërkohë Ministria e Arsimit dhe Sportit nënvizon se revokimi i licencës në fjalë nuk ka asnjë lidhje me spekulimet e ndryshme rreth shkaqeve të këtij vendimi.

Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron të gjithë të interesuarit për këtë çështje, se në këtë fillim viti shkollor nuk janë vënë re raste të tjera shkeljesh të së njëjtës natyrë dhe kriteret e standardet ligjore janë të përmbushura për të gjithë nxënësit e tjerë të shkollave jopublike.

Të fundit

“Kërcet” kallashnikovi në Paskuqan! I vëllai i dhunoi vajzën, 61-vjeçari qëllon me armë

Një ngjarje e rëndë e cila mund të kishte përfunduar me një tragjedi është regjistruar së fundmi në zonën...

Këto ushqime mos i merrni kurrë me vete në plazh

Gjatë ditëve të nxehta të verës, plazhi është vendi ideal për relaksim dhe argëtim. Por, disa zgjedhje ushqimore mund të rrezikojnë shëndetin tuaj dhe...

Sulm me armë zjarri në një shkollë në Austri, disa të plagosur

Disa persona kanë mbetur të plagosur, pas një sulmi me armë në një shkollë në qytetin austriak të Gracit. Policia thotë se një operacion është...

“Luftë civile” në Kaliforni, pas ushtrisë, Trump dërgon marinsat për të vrarë protestat

Një tjetër ditë kaosi në Los Anxhelos. Kjo bëri që presidenti amerikan, Donald Trump, të dërgojë 2 mijë trupa ushtarake në shtetin e Kalifornisë,...

Kallëzimi për shpifje/ Berisha: Irena me 5 mbiemra ka ngritur padi për fyerje ndaj meje!

Berisha zbuloi se ndaj tij është ngritur një padi për shpifje nga gjyqtarja e çështjes së tij, Irena Gjoka. “Është një person që e ka...

Lajme të tjera

Web TV