Presidenti i Iranit i kërkoi të mbante shami, Christiane Amanpour anulon intervistën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Christiane Amanpour e CNN ka anuluar një intervistë me presidentin iranian pasi ai i kërkoi të mbante shami. Amanpour ishte caktuar të intervistonte Presidentin Ebrahim Raisi, 61 vjeç, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në OKB, në Nju Jork të mërkurën kur ai kërkoi që ajo të mbante shami në minutën e fundit.

Amanpour, e cila është iraniane dhe e rritur në Teheran, e refuzoi kërkesën.

Më pas në një reagim në Instagram ajo shkroi: “Jemi në Nju Jork, ku nuk ka asnjë ligj apo traditë në lidhje me shamitë. Unë theksova se asnjë president i mëparshëm iranian nuk e ka kërkuar këtë kur i kam intervistuar ata jashtë Iranit.”

Kur intervistoi ish-presidentin Hassan Rouhani, Amanpour nuk mbajti shami.

Megjithatë, gazetarja u mbulua gjatë një raportimi që bëri brenda Iranit, sepse “përndryshe nuk do të mund të vepronte si gazetare”, tha ajo për New Day të CNN.

Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, të gjitha gratë, përfshirë turistët, duhet të mbajnë shami në Iran.

Të fundit

Berisha i vetëm në selinë e PD, braktiset nga ‘besnikët’ e tij

Në pritje të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 11 majit, kryetari i PD Sali Berisha është parë duke mbërritur në seli...

Chris LaCivita publikon pamjet: Ja si vidhen votat në Shqipëri

Udhëheqësi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka publikuar momentin e përplasjes mes deputetit të Partisë Socialiste Erion Braçe dhe grupit të kandidatit...

Të gjithë të lumtur dhe kënaqur

Edhe pse numërimi i votive nuk ka përfunduar ende, tashmë është i qartë rezultati. “Ndoshta jane zgjedhjet e vetme ne historine e pluralizmit shqiptar ku...

“Opozita s’mund të merret peng për sigurinë e Zenit”/ Ish deputeti ‘leksion’ Berishës

Ish- deputeti Ralf Gjoni thotë se Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen si kryetar i PD. I ftuar në Report TV, duke komentuar rezultatet e deritanishme...

Kërcënoi gazetarin, vihet nën hetim 26-vjeçari në Gjirokastër

Një 26-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Gjirokastrës, pasi ka kanosur një gazetar gjatë ushtrimit të detyrës. Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e...

Lajme të tjera

Web TV