Rudina Dembacaj rrëfen paragjykimet e lidhjes me Mark Frrokun: Mami s’më ka folur me gojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëdhënia e Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut në fillime u komentua goxha në rrjetet sociale, ku një pjesë e madhe e publikut e gjykuan aktoren e humorit, madje duke e akuzuar se arsyeja përse u nda nga bashkëshorti ishte ish-deputeti dhe pasuria e tij.

Por Rudina nuk u ndikua aspak nga komentet negative dhe aktorja vazhdon të tregojë hapur dashurinë e madhe që ka për partnerin e saj teksa nuk ia ‘përton’ as t’ju përgjigjet komenteve të tilla.

Së fundmi, Rudina dhe motra e saj Jereda ishin të ftuara në programin “Rudina”, ku folën për marrëdhënien e tyre të ngushtë. Aktorja e humorit u shpreh se motra e saj ka qenë mbështetja më e madhe në momentet më të rëndësishme të jetës së saj, siç ishte edhe lidhja e saj me Mark Frrokun. Për Rudinën ka qenë një situatë goxha e vështirë, sepse e ëma dhe pjesa tjetër e familjes nuk i flisnin pasi nuk ishin dakort.

“Motra ime dhe një nga djemtë e xhaxhallarëve, Iliri, kanë qenë të vetmit që më kanë folur, se as mami që po na ndjek tani, nuk më ka folur për tre muaj me gojë. Më mbajtën qëndrim se u dukej një  gjë e tmerrshme dhe motra ka qenë mbështetja kryesore, patjetër, hap pas hapi.

 Si ja thashë? U ula dhe i thashë unë e dua këtë njeriun, tani zgjidhe vetë. Edhe ika vazhdova. Shumë e komplikuar. Marku, tre fëmijët, unë, goca, nuk ishte një bashkim kaq i thjeshtë, mosha jonë, statusi që kishim si unë dhe Marku, ishte pak e vështirë ta  kuptonin të gjithë. Por kjo nuk kishte asgjë të komplikuar, përveç ndjenjave të mia që mund t’i kuptonte vetëm Reda”- rrëfeu Dembacaj.

Të fundit

Thatësira ekstreme, zjarre dhe../ Temperaturat pritet të thyejnë rekordin e nxehtësisë

Ekziston një shans prej 80% që temperaturat globale të thyejnë të paktën një rekord vjetor të nxehtësisë në pesë...

Artan Lame, një shpirt që nuk bënte pa të vërtetën

Nga Fernada Cenko Nuk është e lehtë të shkruash për Artan Lamen. Jo sepse mungojnë fjalët, por sepse ai nuk hyn te ata njerëz që...

Ambasada e SHBA-së “uron thatë” për zgjedhjet e 11 majit

Ndërsa opozita po mbetet dyerve të institucioneve për të gjetur të vërtetën e saj pretenduar për “zgjedhje të manipuluara” Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet me 87.3 lekë. Euro do të...

Ç’është Ulqini për ne?

Eduart Caka  Para disa javësh u gjenda në Ulqin për një konferencë mbi zonën e Anës së Malit. Aktiviteti përkonte me disa ngjarje të rëndësishme që po...

Lajme të tjera

Web TV