Dani Alves shfaq admirimin për Cristiano Ronaldon: Tani që nuk jam te Barça mund të flas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anësori brazilian Dani Alves ishte i sinqertë në podkastin e Efrías Velarde, shoku i tij i skuadrës te Pumas, për një temë që dukej tabu gjatë fazës së tij të artë te Barcelona:

“Unë e adhuroj Cristiano Ronaldon. Tani që nuk jam më te Barça dhe ai në Madrid duket se mund të flas, sepse gjithmonë më dukej se nuk mundesha.

Cristiano e ilustron, për të gjithë ne që nuk kemi aq cilësi, se me punë mund të garosh edhe me të mirët. E respektoj shumë dhe e kisha mundësinë për t’ia thënë atij këto”.

Një tjetër nga anekdotat e treguara nga Dani Alves shpjegon në mënyrë perfekte atë që u përjetua në fazën e rivalitetit më të madh mes Real Madridit dhe Barcelonës:

“Erdhi një moment për shkak të rivalitetit që iu afrova për ta përshëndetur dhe ai nuk më përshëndeti. Një polemikë që nuk doli kurrë në publik. Në dhomën e zhveshjes i përshëndeta të gjithë lojtarët e Real Madridit, por ai nuk më përshëndeti për shkak të asaj që po gjeneronte klasikja nga jashtë.

Si nuk mund të respektoj një djalë që merr gjithçka në bazë të punës… Unë identifikohem me të, sepse gjithçka që kam bërë në jetën është e bazuar në këtë. Nëse bëni një krahasim, si lojtar, unë jam më afër Cristianos se sa Leo Messit për shkak të punës, jo për shkak të talentit.

Leo është një talent i lindur, ai ka lindur me talentin për të luajtur futboll dhe për të
qenë në një botë tjetër, që vetëm ai e arrin”.

Të fundit

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Lajme të tjera

Web TV