Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, pas përplasjeve që pati me Yuri Kim para disa muajve ditën e djeshme e ka pritur në zyrën e partisë. Ai në një reagim të tijin tha se takimi konsistoi në marrëdhëniet e PL dhe Amerikës
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka takuar ditën e djeshme ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim. Nuk dihet nëse Meta i ka kërkuar takim ambasadores amerikane, apo Yuri Kim i ka këkruar takim Metës pas sulmeve të fundit që ai po i bën qeverisë apo edhe SPAK. Marrëdhënia e Metës me Kim u lëkundën në zgjedhjet e përgjithshme ku u përplasën për shkak të gjihës që përdori ish- presidentit Meta. Por pas dorëzimit të Presidnecës duket se marrëdhëniet e tyre ndryshuan që kur Kim e ftoi Metën në aktivitetin e ambasadës amerikane ku u panë të shtërngonin duar fort. Dje Ilir Meta ka ftuar në zyrën e tij Yuri Kim, ku ka qenë i shoqëruar me përfaqësuesit e Partisë së Lirisë, ish Partia Socialiste për Integrim. Në postimin e Metës thuhet se është folur për bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me Amerikën. “Sot dje) mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e SHBA, znj. Yuri Kim.
Kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA”, tha Meta përmes një postimi në Twitter. Në këtë takim Meta shkruan se është diskutuar edhe çështja e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar Ilir Meta. Nuk dihet se për çfarë kanë folur më tej shefi i Partisë së Lirisë dhe Yuri Kim, por me siguri është folur edhe për agendën politike të Ilir Metës sa i takon protestive. Ai nisi protestën e parë tek inceneratori i Tiranës ku nuk u pa ndonjë grumbullim i madh i njerëzve.
Reagon ambasada, Kim: Partitë të përfshihen në dialog për të çuar para negociatat me BE
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas takimit të zhvilluar me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputetë të kësaj force politike. Gjatë takimit ambasadorja Kim përsëriti “nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE.”
“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua sot me Kryetarin e Partisë së Lirisë, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë. Ajo përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE”, shkroi Ambasada amerikane në Facebook.