Ish-deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Dibrës, Reme Lala, e ka ‘djegur’ në dasmën e një prej mikeshave të saj.
Nga video e publikuara në rrjet ish-deputetja shihet teksa është ulur pertokë dhe këndon “Hajredin Pasha”, krah bashkëshortit.
Krah tyre shihen dhe dasmorët e tjerë të cilët kanë shijuar çdo moment nga dasma e cila kishte bërë bashkë shumë figura të njohura të ekranit dhe politikës.
Në mesin e tyre ka qenë moderatorja Fatma Haxhialiu, Aulona Musta, gazetari Andi Vrapi dhe shumë të tjerë.
Kujtojmë që Reme Lala, ishte pjesë e paralmentit të Shqipërisë për 4 vite, nga viti 2017 në 2021. Vitin e kaluar, deputetja në atë kohë në qarkun Dibër dha dorëheqjen duke mos u përfshirë zgjedhjet 25 Prillit të 2021.