Nusja festoi edhe pse dhëndri u arratis ditën e dasmës, i riu thyen heshtjen dhe nuk…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një dhëndër që vendosi të linte partneren e tij në ditën e dasmës, duket se nuk është penduar aspak për veprimin e tij dhe ka refuzuar që të kërkojë ndjesë.

“The Sun” shkruan se Kallum Norton e la zemërthyer të fejuarën e tij, Kayley Stead, kur u zhduk disa orë para se dyshja të jepnin premtimet në ceremoninë e martesës.

Polici i ri Kallum në forcën e Gwent në Uells, kishte përfunduar trajnimin e tij vetëm disa ditë para se t’ia mbathte nga ceremonia 12,000 paundëshe e martesës.

Dyshja kishin qenë në një lidhje prej më shumë se katër vjetësh dhe jetonin në Swansea të Uellsit, ndërsa duhet të ishin martuar më 15 shtator.

Pasi ‘arratisja’ e tij nga dasma u bë virale në rrjet, ai është pyetur nga mediat nëse do të kërkonte ndjesë ndaj Kayley dhe Kallum tha: “Nuk dua të flas për këtë”.

I riu kishte fjetur në një karavan pranë vendit të ceremonisë natën para martesës, por ishte larguar në orët e para të mëngjesit. Më vonë babai i tij kishte telefonuar për të njoftuar se i biri nuk do të paraqitej.

Kështu që në vend që të çonte dëm paratë e shpenzuara për ceremoninë, 27-vjecarja nisi të festonte me të dashurit e saj sipas programit, duke thënë se kjo ishte “dita e triumfit”.

Kur dëgjoi përgjigjen e Kallum, Kayley më zemër të thyer tha: “Nuk e prisja këtë, por pres që njeriu të jetë përgjegjës për veprimet e tij”.

Të fundit

Berisha ka frikë nga kodi i ri penal: Nëse unë shaj Irena Gjokën… Janë ligje diktature!

I pakursyer në akuzat dhe denigrimin e njerëzve të drejtësisë, nga çdo paraqitje në SPAK si i pandehur për...

700 milionë lekë cash, SPAK godet dy ‘Exchange’, sekuestrohen pasuri

Dy kompani të njohura në fushën e këmbimit valutor në Tiranë, janë goditur nga Prokuroria e Posaçme, pas një hetimi nën dyshimet se kishin...

U raportua i zhdukur në Sarandë, gjendet i mbytur në det turisti portugez

Një 57-vjeçar portugez u raportua i zhdukur ditën e djeshme në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”...

“Paketa e Maleve”, 2800 shqiptarë shprehin interes për investime në dy javë

Rreth 2 mijë e 800 shprehje interesi në pak më shumë se 2 javë nga nisja e aplikimeve... “Paketa e Maleve” po josh shqiptarët....

Rodrygo injoron klubet prestigjioze dhe zgjedh… klubin pa trofe!

Rodrygo është informuar nga Real Madrid se nuk ka vend titullari në skuadër dhe se duhet të largohet. Sulmuesi brazilian kishte plane të tjera,...

Lajme të tjera

Web TV