Ditë tmerri në Rusi, të shtëna me armë në një shkollë, humbin jetën disa nxënës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Rusi. Sipas mediave të huaja mësohet se një person i armatosur ka hapur zjarr në një shkollë në Rusinë qendore, duke vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke lënë të plagosur mbi njëzet të tjerë.

Viktimat përfshijnë nxënës dhe një roje sigurie në shkollën në qytetin e Izhevsk. Ngjarja ndodhi në shkollën numër 88, e cila ka pothuajse 1000 nxënës dhe rreth 80 mësues.

Mësohet se autori i armatosur ka vrarë edhe veten dhe motivi është i paqartë. Zyrtarët e emergjencës ndodhen në vendngjarje.