Meta: Të ndryshohet fasha për energjinë deri në 1200 kw

meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar Qeverinë Rama se ka dështuar në reformat e mëdha, atë të menaxhimit të energjisë elektrike dhe të ujësjellës-kanalizimeve.

Sipas Metës prodhimi i KESH në periudhën më të keqe të saj arrin të mbulojë nevojat e konsumtatorit familjar. Ish-presidenti tha se qeveria dështimet e saj po kërkon t’ia kalojë qytetarëve, duke i mbifaturuar ata. Meta tha më tej se i bashkohet thirrjes së Konfindustrisë për të rishikuar fashën e energjisë, dhe ajo të jetë në 1200 kw në muaj.

“Prodhimi i KESH edhe në rastin më të vështirë, është i mjaftueshëm për të përballuar të gjithë konsumin e konsumit familjarë në vend. Kosto nga KESH është mjaft e lirë, 1.5 lekë, kosto e shitjes nga FSHU është 51 lekë, 41 lekë plus TVSH. E gjithë kjo situatë që paraqitet si situatë për efekt për konfliktin në Ukrainë, apo të problemeve në kontinent në fakt është si rezultat i dështimit të plotë të çdo lloje reforme në vend në sektorin e energjisë dhe të ujësjellës kanalizimeve. Kjo është një kosto që qeveria në mënyrë hipokrite do tua kalojë qytetarëve të thjeshtë dhe të pambrojtur”, tha Meta.