Nëxnësit e kolegjit “Mehmet Akif”, i cili u mbyll nga qeveria pak ditë më parë, me arsyen se nuk plotësonte standardet, kanë dalë në protestë para ministrisë së arsimit.
Ata kanë kërkuar shfuqizimin e vendimit për mbylljen e kolegjit privat dhe nga Ministria kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.
Sakaq, Kryeministri Edi rama ka reaguar menjëherë pas protestës, duke mbrojtur vendimin.
“Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera”, shkruan Rama në një postim në Twitter.