Shefi Ekzekutiv i Pfizer infektohet me Covid për herë të dytë brenda 40 ditësh

Pfizer CEO

Shefi Ekzekutiv i Pfizer. Albert Bourla njoftoi të shtunën se ai kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, për herë të dytë brenda 40 ditësh. 60-vjeçari i cili ishte infektuar edhe në mes të gushtit, e bëri të ditur këtë gjë në rrjetet e tij sociale.

“Unë ndihem mirë dhe nuk kam simptoma,” tha Bourla në Twitter .

Ai ka marrë katër doza të vaksinës anti-COVID të zhvilluara nga Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTec. Shefi ekzekutiv theksoi se ai nuk e ka marrë ende përforcuesin e ri bivalent, që synon të trajtojë nënvariantet BA.5 dhe BA.4 të Omicron, të cilat përbëjnë përkatësisht 84.8% dhe 1.8%, të të gjitha varianteve qarkulluese në Shtetet e Bashkuara

“Unë nuk e kam pasur ende përforcuesin e ri bivalent, pasi po ndiqja udhëzimet e CDC për të pritur tre muaj që nga infektimi im i mëparshëm në mes të gushtit,” u shpreh Bourla.