“Lezha sot shembull”/ Rama ironizon: Në kohën e Bashës, Tirana ishte simboli i pisllëkut!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Lulzim Bashën teksa fliste për bilancin e sezonit turistik duke thënë se në kohën kur Tirana drejtohej prej tij, ishte simbol i pisllëkut.

“Sot me përjashtimin e bashkisë së Vlorës, kemi pasur një sezon jo vetëm më të pastër se asnjëherë, por realisht të pastër duke nisur nga Tirana. Të gjithë përshtypjet e anketuarve të të huajve në Tiranë nisin me pastërtinë. Natyrisht ka probleme në pika të caktuara, por ka pastërti. Ishte simboli i pisllëkut që ra në gjumin e thellë që ndoshta tani të gjithë e kanë harruar bashkë me atë që gërhiste”, tha Rama.

Po ashtu ai ka pasur sërish fjalët më të mira për bashkinë e Lezhës, sa i përket pastërtisë gjatë sezonit turistik që lamë pas. Në bilancin e sezonit veror, Rama tha se bashkia e Lezhës ishte një shembull inkurajues.

“Kemi pasur këtë vit falë punës këmbëngulëse, për të cilin kishim filluar punën një vit më parë, siç kemi filluar punën për vitin e ardhshëm nën drejtimin e ministres së mjedisit dhe shembullit inkurajues të një bashkie, më konkretisht bashkisë së Lezhës, sa i përket pastërtisë”, tha kryeministri.

 

 

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV