Çikalleshi i kërkon ndjesë tifozëve: Përgjegjësi e jona, gjërat duhet të ndryshojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sokol Çikalleshi mbajti shiritin e kapitenit këtë të martë përballë Islandës, ndeshje e cila në fund shkoi keq. Gjatë bisedës për “Klan Kuqezi”, sulmuesi i kërkoi ndjesë të gjithë tifozëve dhe tha se tashmë është momenti për të ndryshuar dhe secili të marrë përgjegjësitë e tij.

“Nuk ka mundësi, jemi të shokuar, nuk e di. Të pësojmë gol në minutën e fundit, prapë nuk e di. Është një moment JO. Një JO e madhe për ne. Përballë një ekipi me 10 veta nuk ngelet gjë tjetër veçse ti themi gjithë shqiptarëve, gjithë tifozave ndjesë, gjithë përgjegjësia është e jona. Jemi në një moment që gjërat duhet të ndryshojnë. Se kush duhet të ndryshojë apo çka duhet të ndryshojë janë njerëzit përkatës që do t’i shikojnë gjërat. Nuk di çfarë të them, të pësojmë gol në minutat e fundit prapë është sëmundja jonë e vjetër e cila nuk po na hiqet, nuk mund të vazhdojmë kështu domethënë. Sot kisha shiritin e kapitenit, ishte hera e parë, por ndoshta po them edhe një llaf më shumë. Unë mbaj përgjegjësinë i pari duke qenë në fushë. Mbaj përgjegjësinë në qoftë se për të ndryshuar gjërat Çikalleshi do ishte mirë të mos ishte pjesë e kombëtares unë jam shumë dakord që edhe ky hap le të bëhet, apo me dikush tjetër, por vetëm kombëtarja të shkëlqejë dhe tifozët të ndihen të lumtur kur shohin kombëtaren dhe jo në këtë pikë”, u shpreh Çikalleshi.

Çikalleshi tha se ekipi ka punuar që të bëjë gjërat si duhet, por në fund vlen rezultati.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV