Lorenc Vangjeli: Elisa Spiropali, ylli në ngjitje i Partisë Socialiste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar lëvizjet e drejtuesve politikë në qarqe të Partisë Socialiste, vendime të marra një ditë më parë ne mbledhjen e Kryesisë në selinë rozë. Këto ndryshime, Vangjeli i konsideron si strategji të kryeministrit Edi Rama për të mbajtur të bashkuar PS-në.

Në arsyetimin e tij, Vangjeli u shpreh në një intervistë për MCN Tv se pragmatizmi i Ramës e dërgon ministren Elisa Spiropali drejt debatit politik në Kuvend.

Sipas Vangjelit, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është ylli në ngjitje i PS-së.

“Rama është njeriu që i mban të gjithë së bashku dhe në mungesë të tij nuk do ishte çudi që Partia Socialiste të kishte po të njëjtën histori si PD. Sipas shprehjes, sa më shumë ndryshon aq më shumë është e njëjta gjë. Pikërisht mbi këtë arsyetim, pragmatizmi i Ramës çon Elisa Spiropalin, yllin në ngjitje të socialistëve, në Parlament. Rama vetë duke u munduar të krijojë një distancë higjienike mbi parlamentin, duke dashur të jetë larg, duket se i ka deleguar zonjës Spiropali përfshirjen e tij” – u shpreh Vangjeli.

Duke u ndalur në diskutimet e Kuvendit, Vangjeli tha se Spiropali i ka fituar të gjitha debatet me Sali Berishën. Kjo ka bërë që Berisha tashmë t’i evitojë përballjet me ministren në Parlament.

“Nëse në fillim (Spiropali) i fitonte duelet e drejtpërdrejta me gojën më të shqyer politike në vend, që është ajo e Sali Berishës, sot nuk mund ta themi më të njëjtën gjë sepse nuk ka të tillë. Berisha shmanget” – e përmbyll Vangjeli.

Të fundit

Rusët nuk ndalen, breshëri dronësh dhe raketash mbi qiellin e Kievit

Ukraina u përball me një tjetër breshëri dronësh dhe raketash nga Rusia. Sulmet kanë vijuar në të gjithë vendin...

Berisha ka frikë nga kodi i ri penal: Nëse unë shaj Irena Gjokën… Janë ligje diktature!

I pakursyer në akuzat dhe denigrimin e njerëzve të drejtësisë, nga çdo paraqitje në SPAK si i pandehur për korrupsion, Sali Berisha u shfaq...

700 milionë lekë cash, SPAK godet dy ‘Exchange’, sekuestrohen pasuri

Dy kompani të njohura në fushën e këmbimit valutor në Tiranë, janë goditur nga Prokuroria e Posaçme, pas një hetimi nën dyshimet se kishin...

U raportua i zhdukur në Sarandë, gjendet i mbytur në det turisti portugez

Një 57-vjeçar portugez u raportua i zhdukur ditën e djeshme në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”...

“Paketa e Maleve”, 2800 shqiptarë shprehin interes për investime në dy javë

Rreth 2 mijë e 800 shprehje interesi në pak më shumë se 2 javë nga nisja e aplikimeve... “Paketa e Maleve” po josh shqiptarët....

Lajme të tjera

Web TV