Reja: Rezultatet e Ligës së Kombeve, një dështim! Shqipërisë i kam dhënë dinjitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja, tha pas ndeshjes me Islandën, e cila doli barazim 1 me 1, se paraqitjet në këtë edicion të Ligës së Kombeve kanë qenë një dështim. Ai u shpreh se tashmë është momenti për të bërë analizat e duhura edhe me presidentin e FSHF, Armando Duka. Reja tha se i ka dhënë dinjitet skuadrës kombëtare.

“Sa i përket të ardhmes nuk mund ta them tani sepse, duhet të bëjmë analizat e duhura, për të parë punën që është bërë me skuadrën gjatë kësaj kohe dhe për të bërë konsideratat e duhura. Duke thënë këtë duhet të takohemi me Presidentin. Tani jemi shumë të zhgënjyer, qoftë unë dhe presidenti, qoftë edhe tifozët dhe i kërkoj ndjesë për këtë rezultat dhe këtë paraqitje. Donim shumë të fitonim qoftë kjo ndeshje, qoftë edhe me Izraelin, por kjo nuk ndodhi. Një trajner kur nuk vjen rezultati i duhur duhet të bëjë konsideratat e tij, duhet të diskutojë me presidentin për të bërë një analizë të tre viteve që këtu.  Mendoj se i kam dhënë dinjitet Shqipërisë. Kemi bërë një grup të mirë. Lojtarët kanë qenë të kënaqur me punën e bërë. Sigurisht që nuk jemi të kënaqur me rezultatet e marra në Nations League. Të paktën duhet të arrinim në vend të dytë edhe pse objektivi ishte për të shkuar në vend të parë. Mund të them që ishte një dështim, krahasuar me rritjen që patëm vitin e kaluar. Kjo nuk është një skuadër që mund të marrë 2 pikë, duhet të merrte minimalisht 5 ose 6 pikë. Kjo nuk ndodhi dhe për këtë arsye duhet të bëjmë ato analizat e duhura”, tha Reja.

Lexo edhe :  Ylli i Arsenalit u kap me 600 mijë paundë drogë, pranon fajin para gjykatësit

Kombëtarja shqiptare e përfundoi Ligën e Kombeve në vendin e fundit me 2 pikë, në një grup me Izraelin dhe Islandën

Të fundit

Trump i hoqi, universiteti i Hong Kongut mirëpret studentët e Harvardit

Hong Kongu ka thënë se do t'i hapë universitetet e tij për më shumë studentë ndërkombëtarë, duke theksuar ata...

Dështon Bayern, talenti Florian Wirtz zgjedh klubin e madh anglez

Florian Wirtz ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Mesfushori me tipare sulmuese i Bayer Leverkusen, një nga emrat më të përfolur të...

SPAK sekuestron 100 telefona në një muaj, bastisen zyrat e bashkisë

Përgjatë muajit maj oficerët e bkh-së dhe spak kanë sekuestruar afro 100 telefona celularë. Përfshi ato të zyrtarëve të lartë, krimit të organizuar dhe...

Barcelona dhe Real Madrid vihen në garë për portierin e së ardhmes

Një garë Real Madrid - Barcelona ka nisur në merkato. Bëhet fjalë për një portier premtues. Drejtori sportiv i katalanasve, Deco, po ndjek 23-vjeçarin Lucas...

Blerje shtëpie apo depozitë? Banka e Shqipërisë tregon bilancin e shqiptarëve

Të pasurit një pronë dhe trashëgimia e saj tek brezat pasardhës i ka orientuar shqiptarët t’i investojnë më shumë të ardhurat në pasuritë e...

Lajme të tjera

Web TV