Ballist Morina ‘sugjeron’: De Biasi ose Hasi duhet të jetë trajneri i ri i Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stoli i Edy Rejës në krye të kombëtares shqiptare është lëkundur ndjeshëm pas humbjes me Izraelin dhe barazimit me Islandën në “Air Albania”, ndeshje këto të vlefshëm për Nations League.

Me tifozët kundër tashmë një sërë emrash janë përfolur për të marrë drejtimin e kuqezinjve, pasi Reja ka “valixhet” gati për t’u larguar.

Një ndër këto emra është edhe ish-trajneri që na kualifikoi në “Euro 2016”, Giani De Biasi. Por në lidhje me një rikthim të mundshëm të tij në krye të skuadrës ka reaguar edhe Ismail Morina i njohur nga të gjithë si “Ballisti” që ndriti “dronin” në mes të Beogradit.

“Kurse këtij i keni dhënë gjithçka, kështu që nëse dëshironi që ta ktheni ju propozoj t’i jepni si çmim BO*ET e kalit të Skënderbeut”, ka shkruar Ballisti, i cili dukshëm është kundër këtij rikthimi.

Ndërkohë një tjetër postim i ka kushtuar Besnik Hasit, një tjetër emër për të marrë frenat e kuqezinjve. Në rastin e këtij të fundit ka shkruar: “Ty o bablok nëse do vije do të thoja: ‘Ta shtoftë ZOTI inatin’ por e di që nuk vjen dhe t’kuptoj krejtsisht”, ka theksuar Morina.

Të fundit

4-vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur në pishinën e një vile

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në ishullin Paksos nëGreqi,  ku një vajzë 4-vjeçare humbi jetën tragjikisht...

Përmbyset autobusi me turistë në Nju Jork, dyshohet për disa të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në shtetin e Nju Jorkut, ku një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë është përmbysur në autostradën...

23 gusht 1942 – Nazistët hidhen mbi Stalingrad, lufta ku mbetën 2 milionë të vrarë

Lufta e Stalingradit ishte një nga betejat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më vendimtare të Luftës së Dytë Botërore. Ajo filloi në...

Trump nxjerr foton me Putinin nga sirtari: Ai do të vijë në Kupën e Botës në Amerikë

Pasi tha më herët sot se do të bënte një njoftim të madh në Zyrën Ovale, Presidenti i SHBA-së Donald Trump zbuloi nga aty...

Horoskopi ditor, 23 Gusht 2025

Dashi  Nëse flisni shumë mund të ketë komplikime, sidomos në dashuri, ku fundjava do të jetë e vështirë. Parashikohet që të ketë debate. Mund të...

Lajme të tjera

Web TV