Putini ndërmerr veprimin e çmendur, televizionet ndërpresin programacionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vladimir Putini synon që të shpallë LIVE rezultatet e të ashtuquajturave referendume për bashkim me Rusinë në zonat e pushtuara në Ukrainë. Televizionet pritet të ndërpresin programacionin për të transmetuar ceremoninë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se në mes të Moskës janë vendosur skena të mëdha, të cilat gjatë ditës së sotme do të përdoren për fjalime dhe festime me rastin e bashkimit me Rusinë të Luhanskut, Donjeckut, Khersonit dhe një pjesë të Zaporizhias, të cilat janë të njohura ndërkombëtarisht si pjesë të Ukrainës në fakt.

Referendumet e paprecedentë zgjatën pesë ditë në Donetsk dhe Luhansk në lindje, dhe Kherson dhe Zhaporozhioa në jug, të kontrolluara nga separatistët pro-rusë.

Përveç pamjeve të ushtarëve të armatosur që prisnin në kutitë e votimit, në kamera u fiksuan edhe pushtuesit rusë që shkonin derë më derë duke kërkuar vota. Nuk pati asnjë vëzhgues të pavarur dhe referendumet nuk janë njohur ndërkombëtarisht.

Siç pritej, 97% e votuesve u shprehen “PO” bashkimit me Rusinë.

Vladimir Putin do të mbajë sot një ceremoni nënshkrimi për aneksimin e katër rajoneve të pushtuara të Ukrainës. Në Sheshin e Kuq në Moskë u ngrit një skenë për ceremoninë në fjalë. Në dërrasat përreth sheshit u varën edhe postera që thuhej se të katër rajonet janë territor rus.

Të fundit

Burri oficer i BKH-së, gruaja e ftuara e Ramës/ Kush janë çifti që iu dogj restoranti

Restoranti “Villa Gjecaj”, në pronësi të Petrit dhe Aida Gjecajt i gjendur në fshatin turistik të Thethit në Malësi...

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës/ Rama mbërrin në Romë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Romë, atje ku mbahet këtë të enjte “Ukraine Recovery Conference 2025”, Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës. Një nga forumet...

Shkarkimi i drejtorit të Policisë së Shkodrës, komandohet Gentian Berberi

Gentian Berberi është komanduar drejtori i ri i Policisë së Shkodrës pas shkarkimeve të krerëve. Ai aktualisht mban postin e drejtorit të Policisë së Kukësit. Policia...

Vrasja e 23-vjeçarit në Mat, Policia shoqëron 4 persona. Ja çfarë dyshohet

Policia e Matit ka shoqëruar 4 persona si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, që u gjet i pajetë në afërsi të...

Presidentja e KE, Von der Leyen përballet me votëbesim, Orban udhëheq thirrjet kundër saj

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian organizojnë të enjten votëbesim kundër shefes së bllokut evropian, Ursula von der Leyen, teksa kryeministri hungarez, Viktor Orban është në...

Lajme të tjera

Web TV