Roza Haxhiu, “Trëndafili” i bukur i futbollit tonë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rruga për të vendosur një emër nisi nga fusha e blertë. Aty u rrit, aty dha kontributin dhe duket se aty do të jetë përjetësisht, edhe pse u nda nga jeta në moshën 33-vjeçare.

Ky ishte Roza Haxhiu, një figurë e shquar, jo vetëm të Lushnjes dhe Myzeqesë, por të gjithë futbollit shqiptar. Abdurrahman “Roza” Haxhiu shkëlqeu me talentin e tij të spikatur në fushat e blerta të futbollit duke i falur emocione të shumta mijëra sportdashësve në shkallët e stadiumeve tona.

Ai lindi më 30 shtator të vitit 1930 në qytetin e Lushnjes në një nga familjet më me zë të zonës, ai është djali i një nga figurave të rëndësishme patriotike të vendit Bajram Haxhiut, i cili ndër të tjera ka dhënë një kontribut të çmuar në momentet e vështira që po kalonte vendi ynë në vitet 1920, Bajram Haxhiu është nga nismëtarët dhe organizatorët e Kongresit të Lushnjes. Ashtu si meteorët që kalojnë shumë shpejt duke magjepsur me shkëlqimin e tyre ashtu ishte edhe jeta dhe vepra sportive e Abdurrahman Roza Haxhiut. Meteori lushnjar vrapoi shpejt, duke shkëlqeur në fushat e blerta të futbollit e për tu kthyer në një ikonë të përhershme. Fati ishte i shkruar që Roza të mbetej në kujtimin e të gjithëve i bukur ashtu si “Trëndafil”. Në vitin 1958 Roza pjesë e skuadrës së Partizanit shkon të marri pjesë në një kampionat të zhvilluar në Bullgari, ku gjatë ndeshjes do të pësonte goditje në kokë, një moment shumë i vështirë shëndetësor për Rozën, goditja kish qenë shumë e fortë sa që do qëndronte për një muaj në spital në gjendje kome.

Ky ishte edhe momenti që Rozës do ti ndikonte më pas në ndërprerjen edhe të karrierës si futbollist, por jo pasionin dhe dashurinë për futbollin, të cilin do e vazhdonte edhe pak vite si trainer dhe futbollist i skudrës së futbollit të Lushnjes dhe trainer i Pogradecit, deri në vitin 1964 ku ndërroi jetë në moshë fare të re, në moshën 33 vjeçare. Shumë personalitete të futbollit e quajnë Roza Haxhiun si heroin ose dëshmorin e fushave të blerta. Një jetë e shkurtër por me vepra të shumta në futbollin shqiptar duke i dhënë tjetër formë futbollit të luajtur në atë kohë. Karriera e Roza Haxhiut është shumë e pasur me trofe dhe medalje, ai fitoi tre herë rradhazi kampionatin e futbollit me skuadrën e Partizanit dhe dy herë kupën e Shqipërisë. Në Laipzig do të fitonte dhe nderohej me medaljen e argjendë. Roza Haxhiu e nisi karrierën e tij me skuadrën e futbollit të vendëlindjes Lushnjen, ku talenti i tij spikati që me grupmoshat, si edhe kujtohet që me lojën e tij ai magjepste sportdashësit dhe i bënte për vete. Fal talentit të tijë dhe golave të shënuar skuadra e Lushnjes do të ngjitej në kategorinë e parë të kampionatit Shqiptar.

Lexo edhe :  Ndre Mjeda, fjala si besim, poezia si atdhe

Roza pastaj do të kalonte për pak kohë me Besën e Kavajës para se të tranferohej tek skuadra e Partizanit ku do të zhvillonte pjesën më të madhe të karrierës përpara se ta mbyllte atë si futbollist me skuadrën e Dinamos. Talenti i Roza Haxhiut është nderuar dhe vlersuar edhe pas vdekjes me dekorata dhe medalje të ndryshme nga institucionet kryesore të vendit. Në vitin 1971 nderohet me titullin “Mjeshtër i madh i sportit”, në vitin 1994 Bashkia Lushnje e bën “Qytetar Nderi”, Ministria e Kulturës në vitin 1999 i akordon titullin “Nderi Sportit Shqiptar” , Federata Shqiptare e Futbollit i akordon çmimin “Pllakat”. Presidenti i Republikës i akordon urdhërin e lartë ” Kalorës i Flamurit”. Stadiumi i qytetit të Lushnjes mban emrin e legjendës së tij Abdurrahman Roza Haxhiu. Roza Haxhiu është një figur që gjithmonë ka për të frymëzuar breza futbollistësh. Sepse ai mbetet  gjithmonë një “Trëndafil” i bukur i futbollit tonë.

Të fundit

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë hedhur dritë mbi sherrin e dhunshëm në zonën e “Ujit të...

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, gjatë monitorimeve për rritjen e sigurisë detare gjatë kësaj jave, kanë bllokuar 20 mjete lundruese për shkelje të...

Banaku ku punonte 12-vjeçari falimentoi pas reklamës së Fevziut

Pas promovimit nga gazetari Blendi Fevziu, i cili vlerësoi sipërmarrjen e një 12-vjeçari që shiste limonadë në rezidencën luksoze Green Coast, realiteti në terren...

Ish-futbollisti “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen, nuk pendohem!

"Çekiçi 14", Konstadin Dramolli është i riu që para dy ditësh në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit Rama për lirimin e hapësirave publike...

Stuhia e dëborës godet Australinë!

Disa qytete në Australinë lindore janë mbuluar nga reshjet e dendura të dëborës, ndërsa moti i keq goditi kontinentin gjatë fundjavës. Autoritetet njoftuan se reshjet...

Lajme të tjera

Web TV