Shfaqet i interesuari i parë, kush është miliarderi që kërkon pronësinë e Interit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Steven Zhang është ende pronari i Interit, por duket se nuk do të qëndrojë i tillë edhe për shumë gjatë.

Pasi u miratua bilanci prej 140 milionë eurosh humbje për sezonin 2021-2022, 30-vjeçari vendosi të derdhë edhe 100 milionë euro të tjera në llogaritë e klubit për të siguruar mbarëvajtjen këtë sezon, por duke pasur gjithmonë në horizont shitjen e Interit, që pritet të realizohet deri në maj të 2024-ës.

Pas “Goldman Sachs”, familja Zhang ka kontaktuar edhe “Raine Group”, një tjetër bankë amerikane që është marrë me shitjen e Chelsea, si një mënyrë për të përshpejtuar tratativat dhe për të gjetur sa më shpejt një blerës të ri, për vlerën prej 1.2 miliardë eurosh që synon kreu i grupit “Suning”.

E ndërsa tregu i synuar për të shituar aksionet e klubit milanez është ai amerikan, duken se kanë ardhur edhe përgjigjet e para.

Sipas “Sportmediaset”, interes ka shfaqur sipërmarrësi Marc Lasry, amerikani i lindur në Marakesh që është kreu i fondit “Avenue Capital Group” dhe bashkëpronar i ekipit të NBA, Milwaukee Bucks.

63–vjeçari, që ka një pasuri, e cila shkon në 1.8 miliardë dollarë, kërkon ta zgjerojë portofolin ne tij me një klub futbolli në Europë dhe shikon tek Interi mundësinë ideale për të investuar.

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV