Ancelotti reagon i zhgënjyer pas barazimit: “Pushimi ndërkombëtar nuk është justifikim”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ekip nuk mund të fitojë gjithmonë në futboll. Kështu ndodhi edhe me Realin e Madridit, që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në “Santiago Bernabeu” ndaj Osasunës, duke ndërprerë ecurinë fantastike prej nëntë fitoresh radhazi në sezonin e ri, mes kampionatit, Champions League dhe Superkupës së Europës.

Vendi i parë në La Liga tani ndahet me Barcelonën, ekip të cilin djemtë e Carlo Ancelottit do e presin në stadiumin e tyre në El Clasicon-n spektakolare që do të zhvillohet në 16 tetor. Kampionët e Spanjës dhe Europës, krijuan shumë raste, por shënuan vetëm një gol të rregullt në një sfidë ku Benzema humbi një penallti.

Carlo Ancelotti theksoi pas ndeshjes se ekipi i tij meritonte fitoren, por u tregua i sinqertë duke deklaruar se lojtarët mund dhe duhet të bënin më shumë në fushën e blertë.

“Loja në përgjithësi nuk kishte një ritëm shumë të lartë. Nuk ishte një ditë e mirë për ne, por meritonim të fitonim.

Ndeshja nuk shkoi ashtu siç do donim, por nuk duhet të justifikohemi. Skuadra kishte bërë shumë mirë deri tani dhe një barazim si ky ndaj Osasunës futet te gjërat që ndodhin gjatë një kampionati. Sigurisht që duhet të përmirësohemi.

Askush nuk është i gëzuar kur Reali nuk fiton, barazimi na trishton, por do të reagojmë shpejt”, deklaroi trajneri italian, i cili u ndal edhe te gjendja e Courtois (mungoi për shkak të një tërheqjeje muskulore) dhe penalltia e Benzema, i cili u ndal nga traversa.

“Dëmtimi i Courtois nuk është i rëndë, por të shohim rezultatin e analizave. Penalltia? Mendova të ndërroj goditësin, por Karim ekzekutoi dy penalltitë më të mëdha sezonin e kaluar. Ai është goditësi më i mirë që kemi”, përfundoi Ancelotti.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV