Formula 1/ Sergio Perez fiton Çmimin e Madh të Singaporit, në podium edhe Ferrari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Piloti meksikan i Red Bull, Sergio Perez, është shpallur sot fitues i garës së Cmimit të Madh të Singaporit në Formula 1. Ky është triumfi i dytë sezonal për Perez, pas fitorës së parë në Monako.

Në vendin e dytë u rendit Charles Leclerc me Ferrari, që la pas shokun e tij të skuadrës Carlos Sainz. Pra, dy makina Ferrari rikthehen në podium, në një garë maratonë. Gara nisi me 1 orë vonesë për shkak të shiut që ra para saj, ndërkohë që u mbyll para se pilotët të përshkojnë të 61 xhirot e planifikuara (në limitin e 3 orëve).

Një garë për t’u harruar kjo për kampionin e botës Max Verstappen me Red Bull, që nuk shkoi më shumë se vendi i 7-të. Ai bëri disa gabime gjatë garës, duke mos arritur dot të duelojë për fitore edhe pse në pistë hyri dy herë makina e sigurisë dhe në dy raste të tjera u shfaq makina virtuale e sigurisë, pasi aksidentet ishin të shumta.

Gara pati shumë aksidente, për shkak të pistës që ishte vazhdimisht e lagur, duke bërë që 6 makina të tërhiqen e mjaft të tjera të përplasen e rikthehen në garë. Perez dhe Leclerc dueluan gjatë gjithë garës për fitore, me meksikanin që parakaloi monogaskun që në kthesën e parë dhe e ruajt kryesimin deri në fund.

Të fundit

Vota e diasporës/ Gjekmarkaj: Dyshime se fletët janë plotësuar prej 2 ose 3 personave

Agron Gjekmarkaj është i pranishëm në Parkun Olimpik ku po vëzhgon procesin e numërimit të votave të diasporës të...

Renditja e “Forbes”, Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë

Cristiano Ronaldo kryeson listën e Forbes të atletëve më të paguar për të tretin vit radhazi, ndërsa ylli i NBA-së, Stephen Curry, është ngjitur...

Kandidoi për PS por nuk fitoi, reagon Endrit Braimllari

Endrit Braimllari, i cili u largua nga Partia e Lirisë dhe iu bashkua PS-së duke kandiduar në zgjedhjet parlmentare të 11 Majit në Qarkun...

Darka private në Pallatin e Brigadave! Spiropali publikon fotot e pritjes së Macron,

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka publikuar foto nga darka private e pritjes së Presidentit të Francës, Emmanuel Macron së bashku me Zonjën e Parë Brigitte...

“Qytetarët i besuan Edit”- Linda Rama: Ndjej peshën për të mos zhgënjyer askënd!

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, ka komentuar në Forumin Ekonomik fitoren e katërt të të shoqit në krye të qeverisë, duke u...

Lajme të tjera

Web TV