Erdogan kërcënon sërish: Mos e çoni vendin drejt katastrofës, ne e dimë si luhet loja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti turk, RexhepTajip Erdogan përdori sërish retorikë sulmuese ndaj Greqisë, në lidhje me çmilitarizimin e ishujve grekë dhe furnizimin e Greqisë me avionët amerikanë F-16.

Erdogan i bëri thirrje qeverisë greke të qendrojë larg provokimeve, pasi sipas tij kjo gjë do të përfundojë keq.

“Qendroni larg provokimeve që do të çojnë në katastrofë për vendin dhe popullin tuaj”, citohet të ketë thënë Erdogan.

Në fjalimin e tij në parlament, Erdogan tha se askush nuk mund ta kufizojë horizontin e Turqisë në 780,000 kilometra katrorë.

“Arsyetimi i Greqisë, i cili militarizon ishujt e Egjeut, është i papajtueshëm me logjikën e aleancës. Ne e dimë shumë mirë se kush është vendi që edhe pas 100 vitesh po armatos sërish Greqinë. Ne e dimë lojën që po tentohet të luhet në këtë mënyrë. Ne këshillojmë administratën greke të qëndrojë larg provokimeve që do të çojnë në katastrofë për veten dhe popullin e saj”, tha Erdogan, duke lëshuar kërcënime të reja kundër Greqisë.

Të fundit

Psikologjia e ngjyrave, ja si ndikon roza në trurin tonë sipas ekspertëve

Psikologjia e ngjyrave sugjeron që ngjyrat e ndryshme mund të kenë ndikim në humorin, ndjenjat dhe madje edhe sjelljet...

Irgen Çela flet për të atin: Luftonte me jetën dhe vdekjen

Irgen Çela, në spektaklin "DWTS", tregoi një pjesë të parrëfyer të jetës së tij. Ai foli për aksidentin e prindërve dhe sfidat e luftërat...

Gaza bën bilancin: 18,000 palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës

Ministria e shëndetësisë e Gazës e udhëhequr nga Hamasi pretendon se rreth 18,000 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas pas sulmeve...

Përplasen dy trena në Itali, të paktën 17 të plagosur

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në linjën Bologna-Rimini, në zonën Faenza (Ravena) të Italisë. Sipas mediave italiane deri më tani...

Muzeu i Luvrit rrit çmimin e biletave të hyrjes

Muzeu i Luvrit ka njoftuar se do të rrisë çmimet e biletave, gjashtë muaj para Olimpiadës, kur Parisi do të presë edhe më shumë...

Lajme të tjera

Web TV