Rama i përgjigjet pedagogëve që kanë dalë në protestë: Javën tjetër i rrisim pagat me 7%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se javën e ardhshme qeveria do të rrisë pagat e pedagogëve me 7%.

Duke folur në një aktivitet të Universitetit Bujqësor, ai tha se Universitetet do të kenë të drejtën të vendosin një tavan për pagat e stafit.

“Atyre që dalin në rrugë dhe kërkojnë rritje page ju them që nuk jeni mësues, as mësues gjimnazi dhe as mësues 9-vjeçareje. Nuk jeni as mjekë as infermierë. Gjithë këta, nuk jeni as punonjës policie dhe as ushtarakë. Nuk jeni as pensionistë. Të gjithë këta marrin një pagë dhe një pension fiks. Ndërkohë që pedagogët janë në hapësirë të ndërmjetme mes mbështetjes shtetërore dhe horizontit ku mjafton të duash dhe ia bën vetes rrogën edhe 5-fish. Me fondet e tjera. Janë fondet e vetëfinancimit. Janë fondet europiane dhe të universiteteve të tjera private ku shkohet dhe bëhet dhe mësim. Këtu ka një histori tjetër të pagave të deklaruara pjesërisht. Kemi paga që nuk përkojnë me të vërtetën. Por nuk është ky problem. Por këtu ka një fakt”, tha Rama.

Sipas tij “Do të bëjmë një rritje pagash të mërkurën a të enjten prej 7% por do i njohim universitetit të drejtën për të rritur pagën sipas vendimmarrjes së vet. Nuk janë të gjithë njësoj. Universiteti është autonomi. Zhvillohet në një hapësirë të ndërmjetme mes shtetit dhe tregut”.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV