Pep Guardiola mohon zërat: “Haaland nuk ka klauzolë për Real Madridin apo ekip tjetër”

Pep Guardiola ka folur në një konferencë për shtyp për klauzolën e mundshme të Real Madridin me Haaland dhe ka mohuar që ajo ekziston.

“Nuk është e vërtetë, ai nuk ka një klauzolë specifike lirimi për Real Madridin apo ndonjë ekip tjetër. Nuk është e vërtetë, çfarë mund të them? Kam ndjenjën se ai është tepër i lumtur këtu.”

Po ashtu, menaxheri i Manchester Cityt ka shpjeguar se pse e ka zëvendësuar sulmuesin norvegjez gjatë ndeshjes kundër Copenhagen.

“Ai luan shumë minuta, loja ishte nën kontroll dhe Cole Palmer është një lojtar i shkëlqyer dhe ai me të vërtetë donte të luante. Nëse loja do të kishte qenë në rezultat të ngushtë, Erling do të kishte vazhduar”.

Haaland u largua nga fusha e lojës në pjesën e parë pasi shënoi dy gola, por trajneri spanjoll thotë se nuk është për t’i dhënë pushim: “Nuk është për t’u dhënë pushim lojtarëve. Ne kemi një skuadër prej 20 lojtarësh, dhe luajnë vetëm 11. Të tjerët kur të duhen, nuk punojnë”.