VIDEO/ Chelsea kalon pa vështirësi Milanin, trajneri Graham Potter nuk fsheh gëzimin

Chelsea

Graham Potter merr fitoren e parë në aventurën e tij në krye të bluve në Champions League.

Londinezët kanë kaluar Milanin me rezultat 3-0 dhe ai nuk e ka fshehur gëzimin, duke vënë në dukje personalitetin e treguar nga skuadra e tij.

“Ka qenë një mbrëmje pozitive për ne. Paraqitja e skuadrës në fushë ka qenë fantastike. Për ne kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme. Fillimi ka qenë disi nervoz, pasi kishim presionin e rezultatit, por më pas skuadra ka luajtur lirshëm, duke marrë kontrollin e lojës.

Goli i parë ishte ai që na dha qetësi, pasi për ne u bë më e lehtë. Në tërësi ka qenë një paraqitje mjaft e mirë si skuadër. Përjashto fundin e pjesës së parë, kur Milani na vuri në vështirësi, për pjesën tjetër e kemi kontrolluar ndeshjen pa rrezikuar shumë”, ka thënë Potter.

https://youtu.be/hBeHibZ8tkA