Lirohet Alqi Bllako, kthehet në shtëpi të mbajë fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjashtë muaj pasi u prangos me kërkesë të SPAK, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, ka lënë qelitë e paraburgimit. Këtë të enjte Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e ish-deputetit të arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit, për zbutje të masës së sigurisë, duke zëvendësuar nga “arrest në burg” me atë të “arrestit në shtëpi”. Asryetimi sipas gjykatës është se i pandehuri ka dy fëmijë të mitur për të cilët duhet të kujdeset.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë të lirë ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako, pas rreth pesë muajsh pas hekurave për çështjen e inceneratorëve. Gjykata ka vendosur ndryshimin e masës për Bllakon, duke e kaluar në “arrest shtëpie”, pasi ish- deputeti socialist kishte kërkuar disa herë lehtësimin e masës ekstreme ndaj tij. Bllako u arrestua në 1 prill të këtij viti me akuzat “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit”, i dyshuar si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit, duke firmosur disa shkresa që tjetërsuan truallin në Fier. Në burg për këtë aferë është edhe ish-ministri i Mjedisit, njëkohësisht ish-eprori i Bllakos, Lefter Koka. Pas këtij vendimi reagoi edhe SPAK, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke u shprehur se pretendimet e gjykatës nuk qëndrojnë dhe do të ankimojnë vendimin, duke kërkuar në Gjykatën e Apelit rikthimin e tij në qeli me masën “arrest me burg pa afat”.

Lirimi

Gjykata vendosi caktimin e masës ‘arrest shtëpie’ për Bllakon, duke i dhënë “arrest shtëpie”. Edhe pse ky vendim nuk pritej, avokati mbrojtës shprehet se Bllako nuk është në funksione shtetërore dhe nuk përbën rrezik për prishjen e provave. Avokati Sokol Hazizaj ka argumentuar para gjykatës se është ezauruar i gjithë procesi hetimor dhe se ish-deputeti i PS Alqi Bllako për shkak të largimit nga funksioni si deputet nuk ka asnjë mundësi të prishë provat ti shmanget hetimit apo të ndikojë në procesin hetimor ndaj tij. Ndër të tjera avokati ka theksuar se gjendja e familjes së tij është e rënduar. Bllako është baba i 2 fëmijëve 2 vjeç dhe një fëmije 7 vjeç, ndërsa pas arrestimit nuk kanë patur përkujdesjen e nevojshme, pasi nëna është e punësuar dhe lëviz nëpër rrethe. Mbi ish-deputetin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Nga hetimet rezulton se në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka, Bllako ka falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës, ku u ndërtua inceneratori i Fierit, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh. Gjithashtu edhe punësimi me një pagë pjeft të lartë i babit të Bllakos në kompaninë e Inceneratorëve konsiderohet si “konflikt interesi” pasi Alqi Bllako në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit kishte përgatitur dosjen konçensionare. Këto pretendime të prokurorisë pritet që të shqyrtohen në seanca gjiqësore kur hetimet të kenë përfunduar, megjithatë Bllako tashmë ka lënë qelinë.

Lexo edhe :  Xhaçka i “rrëmben” mandatin Gjylametit me vetëm dy vota! Si renditen kandidatët e tjerë

Reagimi i PD

Deputeti Belind Këlliçi, në një deklaratë për mediat ka reaguar në emër në PD lidhur me lirin nga burgu në arrest shtëpie për ish-deputetin e PS Alqi Bllako. Ai ka deklaruar se Bllako është liruar nga burgu me urdhër të Edi Ramës, pasi sipas tij, ky i fundit ka marrë garanci se ish-deputeti nuk do të flasë dhe se “nuk do të prishë punë”. “Edi Rama e çoi sot(dje) në konvaleshencë Alqi Bllakon, pasi u sigurua se nuk do “të këndonte” nga qelia. Deputeti socialist, i përfshirë në aferën e inceneratorëve me këmbët e veta dhe të të atit, por me kokën dhe trurin e Edi Ramës, pas 6 muajve në qeli, sot është dërguar në shtëpi. Vetëm pasi ka dhënë garanci se nuk do të fliste dhe t’i prishte punë partisë dhe udhëheqësit. Vetëm pasi kupola ka marrë vendimin për skemën e re që do të ndjekë dhe që përfshin vetëm një ‘kokë turku’, atë të Klodian Zotos”, tha Këlliçi.

Të fundit

3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje, përmbledhje e shkurtër e procesit

Ditën e sotme janë duke u zhvilluar zgjedhje në tre shtete të mëdha europiane, shkruan A2 CNN. Ja një përmbledhje...

Përfaqësuesi i PD: Kutitë e Greqisë bëjnë me turp bastionet socialiste

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se procesi i votimit të Diasporës, veçanërisht në Greqi, është minuar nga parregullsi të shumta, çka sipas...

Eduard Zaloshnja: PD+LSI gropë të madhe elektorale edhe në Tiranë, ku popullsia rritet

Qysh prej vitit 1991, gradualisht, popullsia e Shqipërisë është zvogëluar. Ndërkohë, po gradualisht, popullsia e Qarkut Tiranë është rritur nga viti në vit. Dhe...

Incident i frikshëm në MMA, sportisti shqiptar nxirret nga kafazi me barelë

Një përballje dramatike në arenën e arteve marciale mikse (MMA) në “MBW Park”, Mynih të Gjermanisë, u shoqërua me një incident të rëndë ku...

Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

Një takim i nivelit të lartë u zhvillua sot në selinë qeveritare italiane, ku kryeministrja Giorgia Meloni priti zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe...

Lajme të tjera

Web TV