“‘Sipas burimeve të mia’… kjo është turp”/ Ngjela: Burimet janë pronarët e televizioneve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme analisti Roland Qafoku ka bërë një status të gjatë, në rrjetin e tij social Facebook, lidhur me situatën kriminale në vend dhe mënyrën e gabuar, siç ai e konsideron, të raportimit të gazetarëve.

Referuar emisionit “Now” të Erla Mëhillit në “Euro News Albania”, ku ai ishte i ftuar një natë më parë, Qafoku thekson se nuk është fare gazetari, e jo më gazetari investigative, kur një reporter, gazetar, redaktor, kryeredaktor që artikulon në një studio televizive, me zë dhe figurë, të dhëna që nuk i vërteton.

“Në të shumtën e rasteve kjo e dhënë nuk shoqërohet me prova por me frazën klishe dhe demode ‘sipas burimeve të mia’. Unë nuk di, as nuk njoh, as nuk kam parë dhe as të kem dëgjuar që në një vend perëndimor ekziston ky stil gazetarie”, shkruante ndër të tjera analisti. Sipas tij, fatkeqësia është se kjo panoramë tashmë është kthyer në fenomen.

“Ky stil mund të jetë gjithçka, por vetëm gazetari investigative nuk është kurrë”, kështu e ka përmbyllur Roland Qafoku shkrimin e tij, që ka ngjallur shumë reagime.

Midis të tjerësh, ka reaguar edhe avokati i njohur Spartak Ngjela, i cili ka lënë një koment në statusin e analistit.

Sipas avokatit, pas frazës “sipas burimeve të mia”, qëndrojnë vetë pronarët e mediave. Ai e quan situatën qesharake, që vijon në 30 vjet.

“Po pse, o Roland! nuk e çon të vërtetën deri në fund.
Ta dinë të gjithë: gazetarët që thonë ‘sipas burimeve të mia’, ‘burimet’ rrjedhin nga pronarët e televizioneve. Kjo është e vërtetë absolute. Dhe ajo më e sakta, është fakti që këta gazetarë i marrin ‘burimet’ nga pronari, kurse në 70-80 përqind të rasteve, pronarët i marrin nga Sali Berisha. Mulliri Sali, bluan, krijon dhe shpërndan gënjeshtra gjatë gjithë ditës. Është një situatë qesharake që vijon në 30 vjet…”, shkruan Ngjela.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit/ Rama: Me mua dhe PS-në të bashkuar drejt majës

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV