S’u lejua të takonte Papa Françeskun/ Turisti i zemëruar thyen 2 veprat antike në Vatikan

Një turist amerikan ka dëmtuar dy vepra antike nga galeria Chiaramonti në Vatikan, pas revoltimit që pati pasi nuk u lejua të takonte Papa Françeskun.

Burri rreth të pesëdhjetave, me origjinë egjiptiane, donte të shihte Papën dhe kur iu tha se nuk ishte e mundur, ai u hodh mbi bustin e parë dhe e rrëzoi në tokë, ndërsa busti i dytë ra ndërsa ai vraponte.

Pas kësaj ngjarje, ai u neutralizua menjëherë, u qetësua dhe u dorëzua në xhandarmëri sipas një procedure shumë të rreptë të Vatikanit.

Turistit më pas iu ndalua përjetësisht të aksesojë muzeun, ndërsa veprat e dëmtuara u dërguan në laborator ku ekspertët po llogarisin dëmet e shkaktuara dhe po tentojnë restaurimin e tyre.