Thyhet akulli/ Kryeministrja italiane i nis letër Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja e sapozgjedhur e Italisë, Giorgia Meloni i ka dërguar një letër Sali Berishës ku shprehet se fitorja e partisë së saj, duhet të shërbejë si shenjë shprese për të gjitha forcat konservatore në Europë. Më shumë se një gjest kortezie, Meloni duket se është e vetëdijshme se ka “shkelur” një vendim të pashpallur Europian për të ngrirë marrëdhëniet me Berishën, pas shpalljes së tij “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Qoka u kthye shumë shpejt. Ndërsa Berisha inkurajoji të gjithë shqiptarët që jetonin në Itali të votonin kandidaten Giorgia Meloni, kjo e fundit sapo mori postin ndër mbështetjet e para ishte edhe ish- kryeministri Sali Berisha. Kryeministrja e sapo zgjedhur e Italisë Giorgia Meloni, i ka dërguar një letër kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha ku e ka falenderuar për mesazhin e urimit. Ajo ka siguruar Berishën se ka mbështetjen e qeverisë së ardhshme italiane. Fitoren ajo nuk e ka lidhur vetëm me Italinë por me të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Europë. “I dashur President, Ju falenderoj sinqerisht për mesazhin që më keni dërguar. Shpresa ime është që fitorja e “Vëllezërve të Italisë” dhe e qendrës së djathtë, të mos jetë vetëm përgjigja më efektive e mundshme ndaj nevojave të italianëve, por shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë që të mos ndalen kurrë së luftuari për vlerat tona të përbashkëta”, shkruan Meloni. Ndër të tjera ajo nënvizon se marrëdhënia dhe afërsia me Partinë Demokratike Shqiptare është historike. “Në këtë kuptim, afërsia me partinë tuaj është historike, dhe për ne shumë e rëndësishme, ashtu siç është thelbësore të forcohet miqësia midis popujve tanë dhe të mbështetet sa mirë rruga evropiane të Shqipërisë”, shkruan kryeministrja e mandatur vetëm pak ditë më parë. Ajo nënvizon se nga partia dhe qeveria e saj do të kenë mbështetje maksimale në të ardhmen. “Për këtë pikë të fundit, mund t’ju siguroj vetëm mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane”, shkruan në fund Giorgia Meloni.

Lexo edhe :  Arlind Qori apo Agron Shehaj/ Kush është klikuar më shumë nga liderët e partive të vogla?

Zgjedhjet në Itali

Partia e ekstremit të djathtë “Brothers of Italy” (Vëllezërit e Italisë) dhe aleanca e krahut të djathtë fituan zgjedhjet e përgjithshme në Itali. Udhëheqësja e krahut të djathtë italian, Giorgia Meloni, partia e së cilës doli në krye në zgjedhjet e përgjithshme, tha se ajo do të kërkonte të drejtonte qeverinë e ardhshme dhe do të punonte për të gjithë italianët. “Italianët kanë dërguar një mesazh të qartë në favor të një qeverie të qendrës së djathtë të udhëhequr nga Vëllezërit e Italisë”, tha Meloni. Po ashtu ajo tha se situata është e vështirë dhe ka nevojë për kontribut nga të gjithë. “Nëse ftohemi për të qeverisur këtë komb, ne do ta bëjmë këtë për të gjithë italianët, me synimin për të bashkuar njerëzit, për të lartësuar atë që i bashkon ata në vend të asaj që i ndan”, tha Meloni dhe shtoi se nuk do ta tradhtojnë besimin e qytetarëve.

Të fundit

Ndër më të votuarit nga opozita, Maliqi: Nuk mora mandat për shkak të kodit zgjedhor

Drejtuesi politik i PL-së në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka falenderuar me anë të një postimi në Facebook...

Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër bashkëshorti: Kur institucionet heshtin, dhuna flet

Bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu ka reaguar për kërcënimin me jetë ndaj Osmanit. Përmes një reagimi në "Facebook", ai ka zbuluar se...

Humbësit kërkuan pamjet filmike, Balla: Pa merak, transparencën e bën KQZ

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, tha se ankimimet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve bëhen vetëm nga partitë politike, duke komentuar...

“Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im”- Erion Veliaj reagon nga qelia

Kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia pasi ditën e sotme ka mbushur 100 ditë që nga 10 shkurti i këtij vit,...

Kafshoni thonjtë? Këto truke do t’ju ndihmojnë të ndaloni një herë e mirë!

Pavarësisht nëse keni zakonin e keq për t’i kafshuar thonjtë apo ata janë dobësuar nga përdorimi i produkteve të gabuara, thonjtë e shkurtër dhe...

Lajme të tjera

Web TV