Rama përgënjeshtron “veten: Nuk bëmë kontrabandë vaksinash, ishte shaka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deklaratën e tij në një fjalim të mbajtur në Bergamo në Itali se së bashku me ministrin e Jashtëm në detyrë të Italisë Luigi Di Maio, kishte arritur të merrte vaksina fshehurazi nga Italia pavarësisht ndalimeve të Pffizer-it, duke e cilësuar atë si ‘kontrabandë’, Kryeministri Rama është detyruar ta shpjegojë. Mediat e morën dhe i bënë jehonë kësaj deklarate.

“Jam i habitur që rrëfimi im për një sasi simbolike vaksinash që na u dha nga Italia në momentin më të errët të pandemisë mund të na frymëzojë që ta marrim seriozisht fjalën “kontrabandë” që përdora për të përshkruar me shaka një bashkëpunim vëllazëror që ka shpëtuar jetë. Ndjehem i detyruar të nënvizoj se ajo që raportoi shtypi për fjalimin tim të djeshëm në Bergamo për dërgimin e vaksinave nga Italia është qartë historia e një paradoksi që në asnjë rast nuk mund të interpretohet duke nxjerrë jashtë kontekstit një fjalë të përdorur me shaka”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar Edi Rama duke iu rikthyer fjalës së tij ditën e dielë në eventin “Kultura do të shpëtojë botën”, tha se Qeveria italiane në fakt i është përgjigjur një kërkese zyrtare nga Shqipëria në një kohë të vështirë për shkak të pandemisë.

“Siç thashë, ishte një kërkesë urgjente dhe një sasi simbolike e vaksinave për të filluar vaksinimin e stafit tonë mjekësor dhe paramjekësor. Sigurisht që nuk kam dashur të them seriozisht se bashkë me ministrin Di Maio apo institucione të tjera italiane kemi bërë kontrabandë, Zoti na ruajt! Aq më tepër që këto doza janë dhuruar nga qeveria italiane në Shqipëri dhe janë përdorur në një moment emergjence të rëndë. Nga ana italiane ishte edhe një shenjë mirënjohjeje për dërgimin, në një fazë kritike të epidemisë së Covid në Itali, të mjekëve dhe infermierëve tanë për të mbështetur një vend vëlla. Do të jetë gjithmonë një  kënaqësi për të treguar këtë operacion dhe për të nderuar Italinë, Luigi Di Maion dhe Giuseppe Conten për atë ‘oksigjen’ që na dhanë kur një popull i tërë ishte në rrezik mbytjeje. Shpresoj që askush të mos ketë më idenë më të keqe që të kapet me fjalë të vetme, siç bënin censuruesit e mëdhenj të lirisë në kohët më të errëta të stalinizmit në Itali”, ka thënë Rama.

Lexo edhe :  Qeveria miraton vendimin, hapet pika e kalimit kufitar në aeroportin e Vlorës

 

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV