Roza Lati në zyrën e Berishës: Takim me politikanin më të fortë në historinë shqiptare

Prezantuesja Roza Lati e ka nisur ndryshe ditën sot. Ajo ka zbuluar se ka patur një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha në zyrën e tij.

Roza ka publikuar në Instagram një foto, ku shfaqet në krah të liderit historik të PD e ndërsa e cilëson Berishën si politikanin më të fortë që ka njohur Historia.

Por prezantuesja e “Why Not” nuk ka zbuluar arsyen e takimit me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Mirëmëngjes!
Në një takim me Politikanin më të fortë që mban mend ndonjëherë Historia Shqiptare. A e merrni me mend për çfarë biseduam??, shkruan Roza Lati.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Roza Lati (@roza_lati)