Unaza e Madhe/ Veliaj: Tirana nuk bllokohet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj deklaroi gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak se me përfundimin e projektit të Unazës së Madhe, Tirana nuk do të bllokohet, pasi pas Astirit projekti do të vijojë në pjesën jugore të qytetit nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar.

“Sot miratojmë akt marrëveshjen e rëndësishme: Bashkia do subvencionojë me 3 vjet qera dhe do ndërtojë tre pallate për ata që preken nga projekti dhe janë të palegalizuar. Me përfundimin e punës për Unazën e Madhe në zonën e Astirit, projekti do të vijojë në pjesën jugore të qytetit, me zgjerimin e lumit të Lanës, nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. Në funksion të ecurisë së projektit, i cili po kryhet nga Qeveria dhe Bashkia e Tiranës, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot Akt Marrëveshjen Tip “Për përfitimin e trajtimit përmes fondit të banesave nga poseduesit e ndërtimeve pa leje, që preken nga ky projekt dhe nuk përfitojnë dot nga legalizimi”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se miratimi i këtij akti është shumë i rëndësishëm për të ecur përpara me punimet e Unazës së Madhe të Tiranës.

Të fundit

Sharon Stone për famën, sekretet familjare, abuzimin seksual dhe goditjen në tru

Simon Hattenstone U bë e famshme në mbarë botën me Basic Instinct dhe Casino. Pastaj pësoi një gjakderdhje truri pothuajse...

Fertilizimi in vitro falas, vijnë në jetë dy bebe te Koço Gliozheni

Dua dhe Mertoni erdhën në jetë falë programit kombëtar për trajtimin e infertilitetit, përmes procedurës in vitro që tashmë ofrohet në sistemin publik. Kryeministri Edi...

Zjarret, Shqipëria ka 46 mijë ha tokë të dëmtuara

Dëmet që po shkaktojnë zjarret e këtij viti po thyejnë rekorde në dekadat e fundit. Sapo një vatër shuhet të tjera shfaqen. Sistemi Evropian për...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Mandatet e Andia Ullirit dhe Lapajt “ngrihen” deri më 25 gusht

Kolegji Zgjedhor ka marrë pushimet. Seanca e parashikuar për këtë të mërkurë për ndarjen e mandatit të vetëm të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk...

Lajme të tjera

Web TV