Zëvendëson Elisabeta Imerajn/ KLP emëron Arens Çelën në krye të Prokurorisë së Tiranës

Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron Arens Çelën në krye të prokurorisë së Tiranës.

Ai është emëruar sot në mbledhjen e radhës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Çela zëvendëson Elizabeta Imerajn në këtë post e cila u shkarkua nga vettingu.

Vendi vakant për kreun e Prokurorisë së Tiranës erdhi pas shkarkimit të Elisabeta Imerajt nga KPA.

Elisabeta Imeraj fillimisht u komandua në drejtimin e prokurorisë së kryeqytetit nga ish kryeprokurorja Arta Marku dhe më pas u emërua në nga KLP, pasi u konfirmua në detyrë nga komisioni i pavarur i kualifikimit.