Zgjedhjet parlamentare në Itali të cilat u fituan nga e djathta ekstreme me në krye Georgia Meloni janë komentuar sot edhe nga dy deputetët Paolo Grimoldi dhe Alberto Ribolla për gazetaren e Fjala.al Monada Mehmetaj.
“Zgjedhjet ne Itali shkuan mirë, Qendra e Djathte fitoi po qeveria shpresojmë që të bëjë zgjedhjet e duhura politike”, tha Paolo Grimoldi.
Ndërsa Alberto Ribolla theksoi: “Edhe për mua është shumë e rëndësishme që Qendra e Djathtë ka një maxhorancë të sigurtë që do t’i lejoj asaj të bëj reformat e nevojshme. Qendra e Djathtë pas 11 viteve ka fituar zgjedhjet dhe kështu mund të kemi një qeveri dhe mund të bëjmë ato reforma që nuk kemi mundur që t’i bënim deri tani. Lega brenda kësaj qeverie do të ndikojë dhe masat si për kompanitë tona ashtu edhe për mbrojtjen e kufijve tanë do të ndryshojnë përfundimisht jetën e bashkëqytetarëve tanë.
Ndërsa per reformat sigurisht ajo qe eshte me e rendesishmja eshte reforma tatimore, ku te gjithe te pagojne dhe te gjithe te pagojne me pak.Reforma ne drejtesi sepse drejtesia ne itali sot eshte shume e ngadalte dhe eshte e nevojshme qe ta pershpejtojme.” u shpreh ai.