Bëri vjehrrën 61 vjeç për spital/ Nusja: Të më lërë të qetë, s’do rri burgjeve për të

Dhunimi barbar i një 61-vjeçareje nga nusja e djalit, ka tronditur opinionin publik në Shqipëri prej dy ditësh.

E shtruar në spitalin e Traumës, Marjana Cinari ka deklaruar se nusja e djalit e dhunon prej vitesh, teksa ka bërë përgjegjëse dhe policinë e Beratit dhe të Dimalit se nuk e kanë ndihmuar të shpëtojë prej saj.

Pas reagimit të djalit të Çinarit, i cili tha se nuk dëshiron të ndërhyjë mes nënës dhe gruas së tij, ka ardhur reagimi i kësaj të fundit.

Në emisionin “Me zemër të hapur”, nusja e cila edhe është akuzuar nga vjehrra për dhunë, ka thënë se nuk është e vërtetë se ajo ka përdorur dhunë ndaj saj, duke shtuar se pret që të dalë e vërteta e ngjarjes.

“Unë dua që të dalë ekspertiza dhe jam e sigurt që nuk e kam dhunuar. Nëse unë do ta dhunoja Marianën do të mendoja për fëmijët e mi. skam ndërmend të rri burgje. Unë kam qenë në punë dhe ka ardhur policia kur më ka marrë nga puna, nuk e dija fare çfarë ishte bërë. Pamjet i kam parë. Un ngelem pa fjalë sepse nuk është dhunuar nga unë. Unë dua ti them që Mariana të flasë një të drejtë, sepse siç është ajo nënë jam dhe unë nënë e dy fëmijëve. Çfarë ka le ti thotë dhe të më lërë të qetë”, tha ajo.