Policia e Vlorës ka bërë së fundmi kontrolle të shumta në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Vlorë.
Në një komunikim për mediat zyrtarët janë pyetur nëse këto kontrolle kanë lidhje me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.
“E vërtetë që FNSH ka qenë prezent ne qytetin e Vlorës. Ka një plan të detajuar nga shërbimet e policisë, e kemi pasur dhe mbështetjen e tyre. Këto kontrolle do vijojnë e në javët në vijim ne lidhje me procedimet qe kane ngritur skuadrat e hetimit”, tha zyrtari i Policisë.
I pyetur a ka indicie policia që Martinaj ka qenë në Vlorë, zyrtari i Policise tha se “është një çështje që nuk i përket qarkut te Vlorës”.