Tre nobelistët e ekonomisë për vitin 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademik Anastas Angjeli

Në tërësi shumë studiues shikojnë se ky cmim Nobel rrikthen vëmendjen në krizat fianaciare dhe politikat monetare që sot më shumë se kurrë pas ngjarjeve si pandemia dhe lufta janë rreziku më i madh për tregjet e zhvilluara në të gjithë boten. Ata mundohen të ruajnë qetësinë dhe të jenë gati për cdo masë që do të jetë e nevojshme për të mos jetuar më gjendje si ajo e vitit 2009.Cmimi Nobel në ekonomi i ketij viti është dhe një mesazh thirrjeje për mendimin ekonmik kudo, në cdo vend, politkëbërësit dhe ligjvënësit, institucionet ekonomike e financiare, bankare  dhe ato shkencore për reagime të studiuara dhe mencura, përballë krizave që po kalon ekonomia globale, europiane, rajonale dhe në cdo vend.

Të gjithë të interesuarit për problemet ekonomike pritën me interes nobelistët e ekonomisë për vitin 2022. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe. Për më tepër situata e ekonomisë globale në kriza të vazhdueshme që prej vitit 2008 me të ashtuquajturën “kriza financiare e borxheve dhe ajo hipotekare, recensioni që pasoi, pastaj kriza ekonomike rrjedhojë e pandemisë dhe kriza energjitike, ajo e cmimeve dhe inflacionit të lartë, ndërprerja e zinxhirrit të furnizimeve, tronditja e tregjeve financiare dhe rreziku i recensionit ekonomik dhe stagflacionit, e shtojnë më tepër interesin se kujt dhe për cfarë do të jepej Cmimi Nobel në Ekonomi-2022.

Vitin e kaluar këtë cmim e fituan tre shkencetarë që analizuan ndryshimet në tregun e punës, efektet e emigrimit dhe analizat natyrore shkak pasojë të përdorurura në proceset e hartimit të politikave ekonomike.

Këtë vit cmimi Nobel për ekonominë ju dha prapë tre shkencetarëve të tjerë, por që ndryshe nga treshja e vitit të kaluar, ishin shumë të lidhur me tregun financiar dhe krizat financiare.

Cilët janë fituesit e Cmimit Nobel në ekonomi – 2022?

Ata janë :  Ben S. Bernanke ish guvernatori i Rezerves Federale në USA (Banka Qendrore e Amerikës), Douglas W. Diamond, profesor në University of Chicago dhe Booth School of Business, ish president i  American Finance Association dhe Philip H. Dybvig professor ne “Olin Business School of Washington” dhe  “University in St. Louis”. Të tre konsiderohen nga financiarët më në zë të 30 viteve të fundit si në aspektin e teorisë së monedhës dhe bankave ashtu dhe të politikave financiare.

Ish-kryetari i Rezervës Federale Ben Bernanke që është më i njohuri në publik konsiderohet si njeriu i financës se lartë më të lidhur me politikën. Në funksionin e tij si Guvernator i Bankës Qendrore në USA pranoi publikisht dështimet në manaxhimit e krizës së vitit 2009. Ai deklaronte pas krizeës se : “politikëbërësit bënë gabime në masat ekonomike financiare per kapercimin e krizës financiare. Para së gjithash, thote ai, ata gabuan jo vetem sepse nuk e parashikuan se kjo krize do te cfaqte një forcë kaq te madhe, por gabuan akoma me rende sepse nuk parashikuan, edhe kur ishte e dukshme,  që kjo krize do te shkaktonte dëme shume te medha ne gjithe sistemin financiar boteror”. FED ka qenë shumë i ngadalshëm për të zbatuar programin e blerjes së aksioneve per te ndaluar renijet e medha ne burse, lehtësimin sasior monetar dhe masa te tjera qe i mori me vonese jashte kohes se duhur.  “Askush nuk e kuptoi se sa e madhe dhe shkatërruese do të ishte kriza” tha ai ne komisionin parlamentar per kete problem duke komentuar një dosje 90 faqesh mbi këtë çështje.

Bernanke drejtoi bankën qendrore të SHBA nga viti 2006 deri në vitin 2016 dhe tani është profesor në Institutin Brookings në Uashington. Ai shpjegoi sesi paniku i lëshuar në sistemin financiar me kolapsin e Lehman Brothers e zgjeroi dhe thelloi recesionin ne SHBA. Dështimi për të parashikuar fuqinë e atij recesioni “kërkon që ne të përfshijmë faktorët që rregullojnë tregun e kredisë në modelet dhe parashikimet ekonomike të paktën për të ardhmen” shkroi ai. Ai kuptoi se gjithe sistemi financiar i kreditimeve duhet te regullohej mbi baze te reja dhe gjithe sistemi i risqeve financiare duhej te riformohej ne funksion te mbrojtjes se konsumatorit.

Bernanke si shkencetar, i kushtoi një pjesë të rëndësishme të studimeve të tij Depresionit të Madh, krizës së rëndë ekonomike dhe financiare globale 1929-33-shit. Ai analizoi sjelljen dhe evolucionin në drejtimin e bankave kur krizat bëhen të gjata dhe gjithnjë e me te integruara me kriza financiare. Një nga pasojat e dështimit të bankave per te manaxhuar krizen e viteve 1933 ishte humbja e informacionit të rëndësishëm për sistemin e aksesit në kredi, i cili më pas kishte pasoja në aftësinë e kompanive për të drejtuar kursimet e tyre drejt investimeve produktive. Kjo gje u perserit dhe ne krizen e 2009 sepse u ndertuan fluska financiare pa nje baze te caktuar ekonomike, por te mbeshtetura vetem ne kerkesen dhe oferten ne treg. Kur cmenduria e blerrjes se te patundurave u kthye ne spekullim, tregu ndeshkoi te gjithe subjektet e tij edhe ne ekonomine reale.

Si teoricien i makroekonomise financiare sidomos pas viteve 90 te shekullit te kaluar, Bernanke u distancua nga ekonomistët të cilët argumentuan se kolapsi i çmimeve të pronave te patundura, ishte shkaku kryesor i krizës së sistemit financiare te vitit 2009. Ai pranon qe keto fakte luajten një rol të madh, veçanërisht në zgjerimin e krizës, por argumentoi se recesioni nuk do të ishte aq i vështirë per tu kapercyer, nëse investitorët nuk do të kishin nxjerrë para nga bankat dhe institucionet e tjera financiare. Paniku shoqeror dhe mosbesimi reciprok i sybjekteve te tregut financiar ishte i njejte me ate te krizes se vitit 1929-1933.

Pjesa me interesante e bindjeve te Bernanke duket ne faktin se si analizon jehonen e asaj krize. Eshte i famshem debat i tij public me  ish-sekretarin e Thesarit dhe ish-kryetari i Fed-it të Nju Jorkut, zotin Timothy Geithner. Ai vuri ne dyshim menyrat dhe reformat gjate e pas krizës. Ai nuk ishte i bindur se ato u dhanë politikëbërësve mjetet për të luftuar krizat e ardhshme. Në një përpjekje ligjore për të shmangur ndihmat e ardhshme të qeverisë për të ofruar mbështetje urgjente për sistemin financiar ne reastet kur eshte e novojshme ai ka mbrojtur fort nderhyrjen e shtetit ne ekonomi. Prandaj, ndërsa reformat fale edhe kemenguljes se tij, kanë përmirësuar ndjeshëm qëndrueshmërinë e bankave ndaj goditjeve, “krijuesit e politikave monetare dhe financiare duhet të kenë mjetet e duhura për të luftuar krizat e ardhshme”. Politikat e ndjekura gjate pandemise e vertetuan edhe njehere tezen e tij.

Lexo edhe :  Euro vijon rënien, mësoni me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

Le të kthehemi pak më prapa në kohë për këta tre ekonomistë. Në fillim të viteve 1980, Bernanke, Diamond dhe Dybvig ishin ndër të parët që hetuan problemet e bankave dhe si t’i bënin ato më pak të cenueshme në kohë krize. Nga kërkimet e tyre, më pas do të dilnin rregullat dhe ligjet për të rregulluar tregjet financiare dhe per te rritur besimin publik tek bankat.

Në sistemin ekonomik që është krijuar gjatë shekullit të njëzetë, kursimet duhet sa me lehte të bëhen burime për të rrjedhur në investime. Problemi është se ata që kanë kursime shpesh duan të kenë mundësi t’i aksesojnë paratë e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërsa individët dhe kompanitë kërkojnë garanci për pagesën e hipotekave ose kredive të tyre. Diamond dhe Dybvig kanë treguar se si bankat janë një zgjidhje ideale për këtë problem.

Sipas tyre ato veprojnë si ndërmjetëse, duke pranuar depozita parash nga shumë kursimtarë, në mënyrë që të ofrojnë gjithmonë akses në kredi për ata që e dëshirojnë, por duke bërë njësoj të mundshme kreditë dhe investimet  afat gjata per një pjesë të parave të mbledhura ne një kohe te konsideruashme. Gjithashtu Diamond dhe Dybvig kanë treguar se si kjo natyrë e dyfishtë i bën bankat veçanërisht të ekspozuara në rast se përhapen thashethemet për falimentimin e tyre të mundshëm dhe të afërt.

Në këtë aspekt roli qëndror i bankave në një treg realizohet vetëm nëse garantojmë qëndryshmerine e një sistemi financiar. Nëse shumë kursimtarë nxitojnë të tërheqin paratë nga llogaritë e tyre, nga frika se mund t’i vijë një fund i keq, bankat nuk mund të mbështesin më aktivitetet e tjera dhe keshtu llogjikisht, do te jene te detyruara të falimentim. Kjo është arsyeja pse garancitë e ofruara nga qeveritë janë të rëndësishme. Duke ditur depozituesit se shteti do të jenë në gjendje të ndërhyjnë për të shpëtuar një bankë sepse çdo llogari rrjedhëse është e garantuar brenda një shume të caktuar, kursimtarë të mesëm e të vegjël kanë më pak gjasa të tërheqin paratë e tyre nëse gjërat duken keq.

Kjo ishte teza kryesore e të tre nobelisteve që në fillim te viteve 80 të shekullit të kaluar. Eshtë një tezë që tashti është bërë ligj pothuajse në te gjitha vendet e botës dhe është mjeti kryesor i besimit te sistemit bankar.

Douglas W. Diamond dhe Philip H. Dybvig përvec studimeve teorike te ciklit të krizave ekonomike dhe krizave financiare kanë një kontribut shumë të madh në politikat e komunikimit të bankave qëndrore me publikun dhe subjekteve të tregut financiar. Humbja e besimit te publikut nuk është një problem vetëm teknik, sepse masa e gjerë që përbëjnë investitoret e vegjël  dhe depozituesit pak kuptojnë nga bilancet e bankave. Në shumicen e rasteve ata kuptojnë më shumë sinjalet publike që elemente të vecante të sistemit bankar dhe përfaqësues të vecantë të tregut financiar japim në një moment krize.

Sipas tyre jo vetëm analiza teknike e krizës financiare të vitit 2009 ishte e gabuar në aspektin e politikës ekonomike të përdorur, por mbi të gjitha e gabuar ishte komunikimi i kësaj krize në subjektet e tregut. Një tren nuk ndalohet kur ai ka fituar shpejtësinë maksinale sepse atëhere ka kosto shumë të mëdha shkatërruese, por kur fillon të fitojë këtë shpejtësi dhe kjo bëhet vetëm duke qetësuar pasagjerët që nuk do të marrë shpejtësi maksimale.  “Bankat qendrore janë në gjendje të mposhtin inflacionin dhe te riekujlibrojne tregun financiar, nese nuk harrojmë një nga mësimet themelore te Milton Friedman-it. Ai gjithmone evidentonte: “cdo qeveri ne cdo kohe duhet te kete parasysh se politika monetare e bankave qendrore vepron gjithmone me vonesë”.

Kjo ishte tema themelore e fjalimit që Douglas Diamond, i thirrur nga Akademia Mbretërore e Shkencave gjatë konferencës për shtyp në procedure e dhënies se çmimit Nobel. Kjo nuk do te thote tha Diamond se “pjesë e problemit nuk janë deficitet shumë të mëdha në mbarë botën prandaj politika monetare dhe politika fiskale duhet të punojnë së bashku”. Diamond theksoi se sistemi financiar global sot “është shumë më i përgatitur për eventualitetin e një krize financiare sesa në vitin 2008. Ai jep garanci me rikun e matur qe vete tregu lejon te perllogaritesh”.

Reagimet e para

Pas shpalljes së cmimeve Nobel për ekonomi të këtij viti komentet ishin të shumta. Përsa i perket përzgjedhjes së personazheve ky cmim nuk ju dha shpikesve të një teorie ekonomike, apo të një mendimi plotesues teorik në një rrymë ekonomike. Ky cmim ju dha njerezve që manaxhuan momente të vështira të ekonomisë më të madhe botërore dhe që me politikën vendimarese dhe ndikimin shkencor evituan momente më të vështira të zhvillimit të tregut dhe pasoja më të rënda për shoqërinë amerikane.

Nuk munguan as komentet për efektet që kjo zgjedhje mund të ketë lidhje me vështirësitë e pritshme në të ardhme sidomos gjatë krizës së energjisë dhe luftës në Ukrainë. Politikan e injeksioneve të vazhdueshme monetare të bëra gjatë pandemisë edhe pse nuk cfaqen direkt tendenca inflacioniste, treguan se kishin një ndikim të madh në rritjen e cmimeve të lëndeve të para. Ky fakt i shoqëruar pastaj me efektet e luftës dhe krizën energjitike rrisolli përsëri në skenën botërore krizën e borxheve shtetërore dhe dificiteve publike. Jo më kot Diamond në fjalën e tij para të ftuarve gjatë marrjes së cmimit u ndal gjatë këtë fakt. Pra, për shumë komentatorë dhe gazeta, ky cmim është një kthim tek politika monetariste e normave të larta të interesit dhe luftës kundër inflacionit jo më vetëm në politikën amerikane por në të gjithë botën e zhvilluar perëndimore.

Panvarësisht se nuk kanë kaluar as 24 orë nga kjo zgjedhje, në gjithë shtypin e specializuar, pati komente të pafundme në botën akademike për rolin që këta studiues kanë luajtur në zhvillimin e politikave monetare dhe financiare të qeverive në SH.B.A. Shumë i konsiderojnë pjesë të sistemit dhe shumë të tjerë shkak të sëmundjeve të tij. Jam i sigurtë që në cdo rast historia do të japë gjykimin më të drejtë të saj edhe për këta personazhe.

Të fundit

Mullaj: Plan i detajuar masash, mbi 200 sekuestrime të lëndëve piroteknike

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullaj, në një intervistë për News24, ka bërë një pasqyrë të masave të...

“Madonna ishte vërtet e dashuruar me Sean Penn pavarësisht martesës së tyre të trazuar”

Martesa e Madonna dhe Sean Penn mund të ketë qenë e trazuar, por mbretëresha e popit ishte “vërtet e dashuruar” me aktorin, sipas regjisorit...

U arratisën nga burgu në Greqi, zbardhet identiteti i shqiptarëve

Janë identifikuar dy të burgosurit shqiptarë, të cilët mbrëmjen e djeshme u arratisën nga burgu i Kassavetias në Greqi. I pari është Lefter Toçi, 41...

Berisha: Do shkoj në SPAK/ Ish kryeministri: Do respektoj masën e sigurisë

Berisha: Do shkoj në SPAK/ Ish kryeministri: Do respektoj masën e sigurisë “Përpjekje e dështuar për të justifikuar veprën e tij. Unë çështjen e kam...

Prej 4 ditësh i shtruar në spital, Kryepeshkopi Janullatos niset për mjekim

Kryepeshkopi Anastas Janullatos do të niset për mjekim më të specializuar në Athinë këtë të premte. Sipas spitalit gjendja e tij nuk është përkeqësuar,...

Lajme të tjera

Web TV