Zbulohen prapaskenat: Si po bën biznes FSHF-ja, në kurriz të Tiranës dhe Partizanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit është kthyer në një sektor gjobëvenie dhe përfitimi për drejtuesit e këtij institucioni, që dirigjojnë çdo vendim që anëtarët e këtij komisioni duhet të japin.

Rasti më i fundit është dënimi që Disiplina ka dhënë ndaj dy klubeve të kryeqytetit Tiranës dhe Partizanit, të cilët në ndeshjen e fundit derbi që u zhvillua në “Air Albania”, nga incidentet e shkaktuara nga tifozeritë u gjobitën me afërsisht 30-mijë euro, që do paguhen nga të dy klubet.

Ajo që është skandaloze në këtë vendim, është se nga 300- stola që rezultojnë të thyer sipas FSHF-së pasi deri më tani nuk ka asnjë fakt për të vërtetuar se sa stola janë thyer, pasi këto janë bilacet që i bën vet Federata dhe gjobat i cakton po Federata, ndërsa klubet janë të detyruara vetëm të paguajnë, pa pasur asnjë forcë për të bërë të kundërtën.

Kosto e një stoli që janë vendosur në stadiumin “Air Albania” shkon tek 30 deri në 40 euro, ndërkohë që Federata në dënimet që jep për klubet e ka caktuar koston e stolit 100 euro.

Është një shifër tërsisht abuzive e cila ka për qëllim vetëm mbushjen e arkave dhe xhepave të kupolës drejtuese të Federatës.

Një tjetër fakt është se përveç gjobave që Federata ju vendos klubeve, ajo nuk u lejon atyrë që gjatë sfidave që zhvillojnë në “Air Albania” ku sërish ekipet paguajnë një shifër të majme me 10- mijë euro, të shesin produktet e tyre.

Kjo për faktin se Armand Duka këtë godinë e ka kthyer në një institucion biznesi personal, duke filluar që nga security që caktohen nga FSHF-ja dhe klubet nuk kanë të drejtë të zgjedhin një kompani të tyrë, por janë të detyruar të paguajnë atë që u cakton Federata.

Lexo edhe :  Nën radarin e Juventusit dhe Milanit, por Xhaka “tundohet” nga një klub i ri në horizont

E njëjta gjë vlen dhe fjala vjen për pijet alkolike që konsumohen, duke nisur që nga birra, ku e vetmja që ka ekskluzivitetin e shitjes është birra çeke Budweiser, e cila futet në Shqipëri nga Armand Duka.

E njëjta gjë është dhe me verën, ku e vetmja që shitet në ambientet e “Air Albania” është “Vera Duka”, në pronësi të Armand Dukës.

E njëjta gjë është dhe më shitjen e biletave ku kompania që i menaxhon një pjesë të përqindjes ja dhuron FSHF-së.

Është çdo gjë një biznes i pastër që Federata Shqiptare e Futbollit bën ndaj dy klubeve të kryqyetit, të cilave iu merr para nga çdo drejtim i mundshëm.

Një nga arsyet kryesore të gjobës dhe mbylljes së stadiumit “Air Albania” deri më 16 nëntor kur do luhet miqësorja me Italinë, lidhet me gjëndjen skandaloze që ka tapeti i “Air Albanias”, i cili u shkatërrua në ndeshjen e boksit që u zhvillua pak muaj më parë, gjatë ndeshjes së Florian Markut.

Dhe për të mbulur atë turp, Federata ka përgatitur këtë skemë ku gjobit klubet e kryeqytetit dhe përfiton para, dhe po me këtë rast mbyll dhe stadiumin me justifikimin e “rregullimit” të stolave./TEMA

Të fundit

Jannik Sinner përmbys Carlos Alcaraz, italiani i parë që fiton Wimbledon

Jannik Sinner është fituesi i Wimbledon për vitin 2025. Numri një i botës fitoi me përmbysje 3-1 (4-6, 6-4,...

Alfred Moisiu ngre shqetësimin: Ka rënë patriotizmi

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka ngritur alarmin për rënien e ndjenjës së patriotizmit dhe mungesën e kontrollit ndaj pushtetarëve. Në një intervistë për...

Trump kërcënon Putinin, sulmi ndaj Rusisë dhe frika bërthamore

Iu deshën më shumë se 7 muaj si president për të kuptuar se Putin nuk dëshiron paqe. Lideri amerikan, Donald Trump, mësoi kush ishte...

800 mijë trupa në Gjermani, Europa bëhet gati për betejë me Rusinë

Mes paralajmërimeve për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë, Gjermania do të presë një nga stërvitjet ushtarake më të rëndësishme të NATO-s...

Nga 12 në 5 mln euro, ylli i Anglisë pranon ulje page për të veshur fanellën e Juventusit

Pas Jonathan David, Jadon Sancho duket se do jetë ylli i radhës që do të transferohet te Juventus. "Tuttosport" raporton se Juventus ka arritur...

Lajme të tjera

Web TV