Familja Glazers vendosin në shitje United-in, por shifra që kërkojnë është marramendëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familja Glazer thuhet se po kërkon shifra të çmendura parash për të shitur pronësinë e klubit të madh anglez, Manchester United.

Sipas mediumit britanik Daily Star, Glazers kanë kërkuar një çmim të madh prej nëntë miliardë funtesh apo 10.3 miliardë euro për shitjen e Djajve të Kuq.

Është një shifër e jashtëzakonshme duke marrë parasysh blerjen më të shtrenjtë të klubit sportiv ndonjëherë, kur Denver Broncos u morën nga Walton-Penner Group për rreth 4.2 miliardë funte në fillim të këtij viti.

Megjithatë, familja Glazer nuk është e gatshme të ndajë rrugët me Unitedin nëse nuk marrin një ofertë kaq të madhe, ndërsa publikisht ata vazhdojnë të këmbëngulin që klubi të mos jetë në shitje.

Një shitje prej 9 miliardë funtesh, më shumë se dyfishi i çmimit të blerjes së Broncos, do ta bënte Unitedin skuadrën sportive më të vlerësuar në botë.

Aktualisht, Dallas Cowboys janë klubi sportiv më i lakmuar me një vlerë prej rreth 7.2 miliardë funte. New England Patriots vlerësohen në rreth 5.7 miliardë funte, ndërsa klubi i bejsbollit New York Yankees vlerësohet në 5.3 miliardë funte.4

Skuadra më e shtrenjtë e futbollit aktualisht është Real Madridi, me vlerë 4.6 miliardë funte. Rivalët e La Ligës, Barcelona janë të dytit në listë me 4.5 miliardë funte, ndërsa Unitedi vlerësohet i treti me 4.1 miliardë funte.

Liverpooli është klubi i katërt më i vlerësuar në boten e futbollit me vlerë katër milionë funte, ndërsa klubi gjerman, Bayern Munich plotëson top-pesëshen me 3.9 miliardë funte.

Të fundit

Afati mbaroi! Belinda Balluku: Lironi hapësirat, ose…

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi se duke nisur nga kjo e premte, Inspektorati i Kontrollit dhe...

Bisedat në ChatGPT po shpërndahen në Google! Kujdes me ato që pyesni

Nëse ndonjëherë keni përdorur butonin “Share” për të ndarë një bisedë tuajën me ChatGPT, ka gjasa që ajo të jetë tashmë e “gjendshme” për...

Kush abuzon me fondet evropiane, burg deri 12 vite

Për të mos u përsëritur gabimet e së shkuarës por edhe për të rritur besimin e autoriteteve të Bashkimit Evropian, qeveria kërkon të bëjë...

Itali/ Shqiptari kapet duke shpërndarë kokainë në rrugë, sulmon karabinierët

Një shtetas shqiptar 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga karabinierët e Peruxhias, si i dyshuar për përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës...

Bankers pranon vendimin: Do shlyejmë detyrimet ndaj shtetit shqiptar

Kompania Bankers Petroleum ka konfirmuar zyrtarisht se do të zbatojë pa asnjë rezervë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në lidhje me çështjen me...

Lajme të tjera

Web TV