E rëndë në Sllovaki, vriten dy persona pas një sulmi në një bar të komunitetit LGBT!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave në një bar për pjesëtarët e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë.

I dyshuari është gjetur i vdekur në mëngjesin e së enjtes, ka thënë policia. Informacionet për motivin e sulmit nuk janë bërë të ditura.

Megjithatë, mediat lokale kanë raportuar se ai ka pasur disa postime në rrjetet sociale, në të cilat kuptohet se ka pasur qasje kundër komunitetit LGBT dhe hebrenjve.

Sipas mediave, sulmuesi ka qenë sllovak dhe djali i një ish-kandidati për një parti politike të ekstremit të djathtë. Të enjten, kryeministri sllovak, Eduard Heger, e ka dënuar sulmin, duke thënë se kjo formë e ekstremizmit është e papranueshme.

Ndërkohë, presidentja, Zuzana Caputova, u ka bërë thirrje politikanëve shtetërorë që të mos përhapin urrejtje. Ky rast, që dyshohet se është krim mbi baza të urrejtjes, ka rikthyer thirrjet për t’i dhënë fund homofobisë në Sllovaki.

Në këtë shtet, relativisht konservator të Bashkimit Evropian, nuk janë të lejuara martesat e personave të gjinisë së njëjtë./REL

Të fundit

Pësoi djegie pasi flakët i ‘përpinë’ banesën/I moshuari ndërron jetë në spitalin e Korçës

Dy ditë pasi banesa iu përfshi nga flakët, i moshuari Koço Zhidro ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës. 89-vjeçari...

E zhdukur prej katër ditësh/ Trupi i 45-vjeçares gjendet në barkun e një pitoni

Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur në Indonezi, ku një 45-vjeçare e cila është shpallur e zhdukur që nga dita e enjte, është gjetur...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 09 qershor 2024, dollari amerikan, blihet me 92.1 lekë dhe shitet me 93.1 lekë. Euro, blihet me 100 lekë dhe shitet 100.6 lekë. Franga...

Parashikimi i motit 9 Qershor 2024, temperatura deri në 35°C gradë

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta,...

Horoskopi për ditën e sotme, 9 qershor 2024

Dashi Sot, do ta gjeni veten të prirur drejt aktiviteteve që kontribuojnë në mirëqenien tuaj fizike. Megjithatë, shqetësimet rreth çështjeve financiare mund të hedhin hije...

Lajme të tjera

Web TV