Masakra e Klosit/ Rrëfimi tronditës i vëllait të autorit: Na bënë me turp, vajza…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besnik Mjeshtri, vëllai i autorit të krimit të trefishtë në Klos ka rrëfyer se si ndodhi masakra e të mërkurës.

Ai tregoi se i vëllai, Fiqiriu akuzonte djalin e viktimës, Kenadon, se “i kishin bërë vajzën me fjalë, na e keni nxjerrë nudo në telefon”, dhe i ka kërkuar që Ilir Shira ta merrte nuse për të birin.

Besnik Mjeshtri, i cili u arrestua pas krimit si bashkëpunëtor por u la i lirë, tregoi se në momentin kur u ul në kafe për tu sqaruar i kishte kërkuar dy vëllezërve të tij që të mos afroheshin në tavolinë pasi do e zgjidhte vetë, teksa rrëfeu se me Ilir Shirën ishin kushërinj të largët.

“Një natë para se të ndodhë ngjarja kanë marrë kontakt nga Fatbardhi dhe Fiqeriu me prindërit e atyre dy djemve. I ka takuar kanë folur bashkë dhe e kanë lënë përfundimisht, kanë bërë debate por nuk kam qenë prezent. Jam edhe i tronditur, e kanë lënë që të nesërmen në mëngjes të takohen dhe ti vënë kapak kësaj pune… sepse na keni bërë gocën me fjalë… na keni nxjerre gocën nudo në telefon. Kam takuar vëllezërit, kemi shkuar të pimë kafe në 2 raste fatkeqësisë, kemi dalë në këmbë te Bashkia e vjetër dhe jemi nis në qytetin e Klosit, dhe aty më del mua Shira, Ilir Shira.

Jemi kushërinj të largët. Më tha “kam një muhabet”, i dhashë dorën, dhe më tha kam lënë që të pimë një kafe, i kanë kërkuar ato vëllait tim të pimë një kafe, u takua me mua, dhe pastaj e lamë për të pirë kafe. Ferit Shira kishte ardhur meqë e kishim të dy kushëri, vjen dhe Feriti, Liri Feriti na tha do bëhet më e mira dhe ia lamë atij në dorë, i thashë se ne na keni turpëruar.

Nuk kemi ditur gjë, por e kemi marrë vesh vonë, se kishte 3-4 muaj apo 1 vit, rrugëzgjidhje është që gocën ta marrë Liri për djalë. Që të bëjmë miqësi, kur u ngritëm nga lokali shkuam duke hëngër bukë, dhe në moment më merr një numër të panjohur dhe më merr Feriti, u futëm në një lokal. Nuk kishte as njerëz asgjë, u ulëm në tavolina jashtë, erdhi Liri, djali, Kenado dhe vëllai im, u pata thënë vëllezërve mos hajdeni në tavolinë, se do do mundohem unë që ta rregulloj unë muhabetin”, u shpreh Besnik Mjeshtri.

Të fundit

Ndryshova mendje për ndalimin e bombës, por kërcënimi i luftës bërthamore po rritet

Edhe pse armët që kam kundërshtuar dikur janë ende tmerruese, dyshoj se mund të çarmatosemi në mënyrë të njëanshme....

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre e mashtrimit kompjuterik. Por, ka...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë...

Zelensky: S’iu japim tokë pushtuesve!

Volodymyr Zelensky ka dhënë një reagim të prerë pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për takimin e tij me Vladimir Putin më 15...

Uells mistik: “Gjuha uellsiane është shtypur në mënyrë agresive”

Nga Claire Biddles “Shpesh merremi me gjëra thelbësore,” thotë këngëtarja Gwretsien Ferch Lisbeth, anëtare e grupit Tristwch y Fenywod. “Ndjesia e të qenit në një...

Lajme të tjera

Web TV