Masakra në Klos/ Gazetarja: I kishin marrë dy profilet në Instagram, ja çfarë ndodhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar mbrëmjen e sotme të gjithë zanafillën dhe konfliktin mes dy familjeve në Klos që prodhoi ditën e djeshme një masakër me tre viktima dhe dy persona të plagosur.

Ajo u shpreh në emisionin “Open” se viktima Kenado Shira i kishte marrë të dy profilet vajzave të autorit të vrasjes së dyfishtë dhe i kërcënonte që të kishte lidhje me njërën prej tyre. Gazetarja theksoi se në Instagram nuk ka pasur foto kompromentuese por nisur nga mentaliteti i zonës ato janë ndjerë nën presion dhe i janë drejtuar të atit.

“Është nga ato ngjarje që realisht që më ka tronditur shumë, rasti tipik si mund të vritesh për hiç gjë. Mjeshtri është baba i dy vajzave, banojnë në një qytezë ku të gjithë e njohin njëri tjetrin, ka aq pak të rinj sa numërohen me gishtat e dorës, një vend i shkretuar. Mjeshtri është 39-vjeçar, para tre javësh ka pasur një shqetësim nga vajzat që i kanë thënë se i kishin marrë dy profilet ne Instagram, dhe kërcënoheshin.

Kenado Shira i kishte kërkuar të kishte lidhje dhe e kërcënonte se do t’i publikonte të gjitha fotot që kishte në rrjetet sociale. Para një jave, Renato Hasula kishte nisur të njëjtën mënyrë komunikimi me vajzën. Kjo ka bërë që vajza të mos shkonte në shkollë 3-4 ditët e fundit, është mbyllur në banesë. Në Instagram e vajzës nuk ka pasur asgjë komprometuese por ata jetojnë në një komunitet që dhe një foto në plazh e quajnë të tillë. Mjeshtri ka kërkuar një ballafaqim me djemtë dhe baballarët e tyre dhe kanë nisur sqarimin”, u shpreh Lala.

Ajo tregoi çfarë ka ndodhur në ballafaqimin e një dite më parë. “Djemtë kanë përdorur disa forma fyese në drejtim të vajzës së saj, babai ka kërkuar që njëri prej tyre meqë e ngacmonin ta merrnin në banesë, pra një martesë e detyruar, për shkak dhe të mentalitetit, në këtë moment që babai është ndjerë i ofenduar nga termat fyese ka nxjerrë pistoletën që mbante pa leje dhe ka qëlluar drejt tyre, ka shkuar në takim i armatosur.

Lexo edhe :  BE ‘shuplakë’ Kurtit: Veprimet e qeverisë po minojnë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës

Sepse kështu funksionon ajo zonë. 17-vjeçari ka mbetur i vrarë në vend, babai ka ndërruar jetë në spital, ndërsa dy personat e tjerë ndodhen në spital. Të pranishëm kanë qenë dhe dy vëllezërit e Mjeshtrit. Autori është afruar rreth 150 m afër banesë së tij, vëllai, që ishte polic bashkiak, ka nisur të negociojë që të vetëdorëzohet, dhe në atë moment i ka lënë amanet të kujdesej për dy vajzat dhe është vetëvrarë ndërkohë që ishte në telefon me të.

Nga deklarata e vajzës rezulton se nuk është paraqitur ditët e fundit në shkollë, situata nuk ka qenë e mirë, por do ta përcaktojnë raportet më pas nëse ka pasur apo jo probleme me shëndetin. Vajza është pyetur për afro dy orë e gjysmë, edhe Renato Hasula ka dhënë dëshmi dhe ka mbajtur të njëjtën linjë si vajza’, tha Lala.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV