“Një ditë e veçantë për Shqipërinë dhe Kosovën”/ Rama e nis ditën me foto nga Strasburgu

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku bëri thirrje që të rrëzohen akuzat kundër Kosovës dhe të pranojë kërkesën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute, që kërkon një raport vijues, lidhur me akuzat e paprovuara të Dick Marty, ka shkaktuar reagime të forta, ku disa e kritikojnë për sjellen e disa e lëvdojnë.

Sakaq, vetë Rama, një ditë pas fjalimit, ka publikuar disa foto nga takimet e zhvilluara atje.

Kreu i qeverisë e ka nisur ditën me një fotoalbum, ndërsa thekson se dje ishte një ditë e veçantë për Shqipërinë dhe Kosovën.

“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e një dite krejt të veçantë, për Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë shqiptarët, dje në Këshillin e Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.