test

Kultura e Paqes për sigurinë e brezave të ardhshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elona Shehu (Shahini)

Krijimi i marrëdhënieve politike, ekonomike, kulturore dhe të paqes midis njerëzve dhe shteteve përbën një sfidë në ditët e pasigurta që po jetojmë, ndaj projektet integruese duhet t’i nënshtrohen nevojës për të bashkëvepruar, bazuar në interesa të ndërsjella. Në kurrikulat universitare në vendin tonë ka munguar prej vitesh një modul apo veprimtari e lidhur drejtë për drejtë me paqen dhe kulturen e vendeve të tjera. Në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë hapet qendra “Abdulaziz Saud Albabtain vetëm për Paqen”. Memorandumit i Mirëkuptimit u nënshkrua në qershor të vitit 2022 mes Fondacionin Kulturor Abdulaziz Saud Albabtain me seli në Kuvajt dhe UMSH.

Aktiviteti i këtij Fondacioni, i cili drejtohet nga z. Abdulaziz Saud Albabtain, fokusohet në edukimin dhe krijimin e një kulture paqeje, veçanërisht në kontekstin e hapësirës arabe e mesdhetare, në marrëdhëniet mes civilizimit dhe kulturës arabe dhe civilizimit dhe kulturës evropiane, përmes, ndër të tjera, bashkëpunimit dhe njohjes së ndërsjelltë të botës dhe qarqeve universitare e akademike, kulturore, sociale, mediatike, dhe jo vetëm. Për këtë qëllim, pranë UMSH, u ngrit “Qendra Abdulaziz Saud Albabtain vetëm për Paqen” dhe një Bord Akademik i kryesuar nga Prof. Dr. Akademik Anastas Angjeli, President i  UMSH. Qendra është e integruar më së miri në mjediset e universitetit. UMSH bëhet kështu pjesë e stratëgjisë globale për paqe të qëndrueshme dhe të avokatisë globale për “Kulturën për Paqen” në këtë kohë sfidash për Evropën, Mesdheun dhe botën mbarë. Presidenti i Fondacionit, Z. Abdulaziz Saud AlBabtain vizitoi ambientet e UMSH për finalizimin e kësaj marrëveshje.

Abdul Haziz Saud Albabtain është një personalitet i shquar në hapërsirën e Lindjes së Mesme dhe Botës Arabe, akademik, mendimtar, dhe poet i shquar nga Kuvajti, një prej personaliteteve të shquara të cilit UMSH i ka akorduar a Honoris Causa. Z.Abdulaziz Saud AlBabtain theksoi se fondacioni i tij, ka marrëveshje bashkëpunimi në të gjithë kontinentin dhe shprehu kënaqësinë që për herë të parë kjo zyrë hapet edhe në Shqipëri. “Marrëdhëneiet midis shtetit Shqiptar dhe  Kuvajtit gjithmonë kanë qenë të shkëlqyera. Hapja e kësaj zyre do të hedhë gurin e themelit për ura të reja bashkëpunimi, do të ndihmojë sa më shumë studentë, të njohin më mirë gjuhën, kulturën, letërsinë, dhe shoqërinë e Shetit të Kuvajtit, por edhe të gjithë botës arabe në tërësi ”.

Me ftesë të Fondacionit Kulturor “Abdulaziz Saud AlBabtain vetëm për paqen” drejtues të UMSH morën pjesë në zhvillimet e edicionit të dytë të “World Forum for Culture of Peace” që u zhvillua në Maltë në 3-4 Mars 2022. Në këtë forum u diskutua mbi rolin e lidershipit global për ndërtimin e paqes në botë ku një theks i veçantë u vendos mbi nevojën për të pasur sa më shumë dialog mbi të gjitha çështjet e problematikat ekzistuese dhe krijimin e kanaleve të komunikimitdhe bashkëpunimit nga të gjithë aktorët e shoqërisë si dhe një rol më të madh dhe të shtuar të botës akademike. Z.Angjeli i dorëzoi në këtë aktivitet Z. Abdulaziz Saud Albabtain titullin Honoris Causa, Maltë, “Për kontribut të shquar në promovimin e kulturës së paqes në bashkësinë ndërkombëtare, ndërtimin e instrumenteve të përbashkëta të bashkëpunimit nëpërmjet përhapjes së kulturës, edukimit dhe dialogut për sigurinë e brezave të ardhshëm”.

Ceremonia e dhënies së titullit u bë në prezencë të përfaqësuesve më të lartë të Fondacionit Kulturor “Abdulaziz Saud Albabtain”, drejtues dhe përfaqësues të United Nations, Presidentit të Maltës George Vella, Presidentit të Shqipërisë në atë kohë Ilir Meta, Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Ish- Presidentit të Kroacisë Stepjan Mesic, Kryetarit të Assamblesë së Kuvajtit Marzouq Ali Mohammed Al-Ghanim, Rektorit të Universitetit të Maltës Alfred Vella, Presidenti i UMSH Akademik Anastas Angjeli, anëtarët e senatit akademik të UMSH, akademikë të ftuar, përfaqësues të shoqërisë civile nga vendet të ndryshme dhe mediave maltese dhe të huaja.

Bashkëpunimi do të shtrihet në fushën e kurrikulave, mësim-dhënies, aktiviteteve arsimore dhe kulturore, me qëllim njohjen e ndërsjelltë të kulturës e historisë arabe dhe kulturës e historisë shqiptare, nëpërmejt aktiviteteve të ndryshme në UMSH dhe në Tiranë. Zbatimi i Memorandumit të Mirëkuptimit do të shtrihet në përkthime të librave nga gjuha arabe në shqip, në rritjen e kontakteve mes studentëve e akademikëve, në publikime dhe promovime reciproke të botimeve, nëpërmjet takimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta dhe organizimin e ditës së kulturës arabe brenda vitit akademik 2022-2023.

Lexo edhe :  Shtëpia e re te Zogu i Zi

Drejtor i kësaj qendre do të jetë Prof. Ass. Dr. Arben Cici, Prorektor i UMSh, në koordinim të ngushtë me Profesor Touhami Abdouli, Sekretar i Përgjithshëm i Fondacionit, ish Ministër i Jashtëm i Tunizisë, i cili ka një përvojë akademike dhe njohje të thellë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të kulturës për paqen në hapësirën mesdhetare, në botën arabe, etj. Për më tepër, ngritja e kësaj qendre synon ndërtimin e urave të komunikimit mes akdemikëve dhe përmes tyre mes shoqërive, në njohjen, edukimin dhe sendërtimin e “një kulture të paqes”. Ajo do të ndihmojë e do të nxisë gjithashtu, jo vetëm shkëmbimet universitare dhe akademike, por edhe do të forcojë marrëdhëniet mes dy popujve dhe dy vendeve, mes Shqipërisë dhe Kuvajtit.

Falë këtij bashkëpunimi UMSH do të mirëpresë personalitete të shquara të botës arabe, të cilët do të mbajnë leksione mbi Paqen, çëshjtje të rëndësisë globale, bashkëpunimit të vendit tonë me shtetin e Kuvajtit, por edhe të gjithë botës arabe. Po kështu, edhe stafi akademik i UMSH dhe studentët e tij do të kenë mundësinë të vizitojnë dhe prekin nga afër traditat, kulturën dhe kontributin e shtetit të Kuvaitit për paqen në botë. Kurrikula për Paqen do të prezantohet dhe do të jetë pjesë e një Programi Master në UMSH dhe modulin “Të Drejtat e Njeriut dhe Kultura e Paqes”. Ligjërata mbi kulturën dhe gjuhën arabe nga profesorë, diplomatë  dhe personalitete të shquara të vendeve arabe të specializuar në studimet arabe do të zhvillohen gjatë vitit akademik. Do të përkthehet në gjuhën shqipe libri “Biografia dhe Arritjet Kulturore” të Kryetarit të Fondacionit Abdulaziz Saud Albabtain dhe promovimi i këtij libri. Do të ketë aktivitete që lidhen me shkëmbimin e botimeve, informacioneve, librave, hulumtimeve me Fondacionin Abdulaziz Saud Albabtain në vende të tjera të botës. Do të krijohen lidhje dhe shkëmbime eksperience, informacionesh, referenca me drejtuesit e tjerë të Fondacionit të Abdulaziz Saud Albabtain. Gjithashtu; do të organizohen dhe do të merret pjesë në aktivitete të përbashkëta në vendet përkatëse. Ky Fondacion do të ndajë me grupet e interesit aktivitetin e tij një hapësirë ​​të përshtatshme në web-in e UMSH dhe do të përdorë rrjetet sociale dhe llogarinë zyrtare të UMSH për të shpërndarë aktivitetet dhe thirrjet e njësisë gjatë gjithë ekzistencës së tij. Njësia e Fondacionit do të organizoje ditën e Kulturës Arabe në UMSH, me të ftuar që kanë kontribuar në përhapjen në kulturës arabe.

Ky bashkëpunim e vendos UMSH krah universiteteve me emër në botë, që janë pjesë e qëllimit të këtij Fondacioni për paqen, si universitetet e Barcelonës, Kordobës, Granadës dhe Malagës në Spanjë, universitetet Roma 3 dhe Palermo të Italisë, Oksfod të Mbretërisë së Bashkuar, Qendrës Evropiane Ndër-Universitare për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizimin (European Inter-University Centre for Human Rights and Democratisation), etj. Shumë liderë, intelektualë, institucione, organizata dhe shtete janë angazhuar në strategjinë për përhapjen e paqes në botë, duke u përfshirë seriozisht në projektin madhor të Fondacionit “Kultura e Paqes për sigurinë e brezave të ardhshëm”, të cilin z. Abdulaziz Saud Albabtain e prezantoi në dy sesione në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 7 shtator 2017 dhe 5 shtator 2018.

Një shoqëri në paqe nuk është një shoqëri pa dhunë dhe konflikte. Është shumë më tepër. Është edukimi dhe formimi i mendësisë së shëndoshë dhe të qendrueshëm të respektimit të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore të të gjithë personave, pavarësisht dallimeve që ata mund të kenë. Kjo është një përpjekje madhore e domosdoshme për të ndërtuar një shtrat zhvillimor dhe mjedis të shëndetshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Respektim i parimeve të drejtësisë, demokracisë, tolerancës, solidaritetit, bashkëpunimit, pluralizmit dhe diversitetit kulturor formohen dhe sendertohen vecanërisht nëpërmjet kulturës së paqës. UMSH nëpërmjet këtij bashkëpunimi dhe angazhimi do të kontribuojë në këtë mision të rëndësishëm shoqëror edhe akademik të përhapjes së kulturës, edukimit dhe dialogut për sigurinë e brezave të sotëm dhe të ardhshëm në Shqipëri.

Të fundit

Gëzim Baruti ngjall babanë e esseistikës Mishel dë Montenj me një shqipe të kulluar

Nga Shpendi Topollaj Emrin e Mishel dë Montenjit e kam dëgjuar së pari falë një rastësie fatkeqe. Ishte koha e...

Komprometimi kulturor

Ese nga: Bujar Meholli Modalitetet kitsch që ofron shoqëria bashkëkohore, thellësisht komercialiste, lënë peng kulturën, intelektin, dhe e zgjasin amullinë. Javë më parë ishte...

Vula e PD-së, ribashkim i së djathtës apo parti të reja?

Saga e vulës dhe e logos së Partisë Demokratike të Shqipërisë u përmbyll me vendimin e Gjykatës së Apelit. Ajo vendosi më 11 qershor...

Non- grata/ Berisha merr vulën, SHBA i “vë vulën”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ritheksuar qëndrimin e saj lidhur me Sali Berishën, duke konfirmuar se statusi i tij si non-grata...

Lajme të tjera

Web TV