Strategjia e re e zgjerimit/ PE i jep goditjen e fortë Serbisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian miratoi raportin për strategjinë e re të zgjerimit.

Përmes këtij raporti kërkohet që procesi i negociatave të anëtarësimit të Serbisë në bllokun evropian, por edhe dhënia e fondeve të BE-së, të kushtëzohet me mbështetjen e Beogradit për sanksionet ndaj Moskës.

“Duhet të bëhet prioritet përshtatja e vendeve nga procesi i zgjerimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Dhe të avancojnë negociatat e anëtarësimit me Serbinë vetëm nëse ky vend i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë dhe të bëjë përparim domethënës në reformat e nevojshme për integrim në BE”, thuhet në raportin e PE-së, raportin REL.

Raporti për strategjinë e re të zgjerimit kërkon që procesi i zgjerimit të reformohet, në mënyrë që të shpërblehen ato vendeve që avancojnë në përmbushjen e kritereve, por edhe të sanksionohen ato shtete që shënojnë kthim prapa në këtë proces.

Raporti u përgatit nga eurodeputeti kroat, Tonino Picula, dhe ai u miratua me 49 vota për, pesë kundër dhe tetë abstenime.

PE-ja, përmes raportit për strategjinë e zgjerimit, po ashtu ka propozuar që të ndryshohet mënyra e miratimit të vendimeve, duke hequr dorë nga unanimiteti për të kaluar në votim me shumicë të kualifikuar në Këshill.

Marrja e vendimeve përmes votimit unanim shpesh ka mundësuar që në të kaluarën, shtete të caktuara anëtare të bllokojnë hapjen apo mbylljen e kapitujve negociues.

Në këtë raport, disa herë përmendet se besueshmëria e procesit të zgjerimit, por edhe i BE-së në tërësi, është dëmtuar për shkak se disa shtete anëtare, për shkak të interesave nacionale kanë bllokuar këtë proces. Kjo, sipas raportit, ka “krijuar hapësirë për ndikimin e Rusisë, Kinës dhe faktorëve të tjerë të dëmshëm në rajon”.

Lexo edhe :  Rrëzohet avioni, humbin jetën gjashtë persona

Në raport, PE-ja ka folur edhe për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga BE-ja. Aty u kërkua një angazhim më i madh i palëve për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese mes Kosovës dhe Serbisë, përmes njohjes së ndërsjellët.

PE-ja po ashtu nënvizon se nuk duhet të ketë alternativë procesit të zgjerimit. Madje, në raport propozohet që negociatat e anëtarësimit me vendet e përfshira në procesin e zgjerimit, të përmbyllen deri në fund të kësaj dekade.

BE-ja, sipas raportit, duhet të punojë që ndihma e saj të jetë më e dukshme, në mënyrë që të rrisë ndikimin në rajon dhe më gjerë.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV