“Zonja e Greqisë”/ Rama replikoi me të në KiE, deputetja greke: Përgjigja e tij, fyese!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja greke e SYRIZA-s dhe Përfaqësuesja Parlamentare e Partisë së së Majtës Evropiane në Këshillin e Evropës, Nina Kasimati u përplas ditën e djeshme verbalisht me kryeministrin Edi Rama.

Mirëpo, ajo ka reaguar pas fjalimit, duke e quajtur “fyerje” replikat e Ramës.

Kjo e fundit ka bërë një reagim në Facebook, ku thotë se fjalimi i kryeministrit shqiptar ishte fyes dhe provokues, duke shtuar se u sulmua nga shefi i qeverisë shqiptare i cili e thirri në sallë “zonja e Greqisë”.

Kasimati, deputete e partisë Syriza, sqaron më tej se nisur nga fjalimi i tij, të gjithë krerët e grupimeve të partive politike vendosën njëzëri që të refuzojnë darkën formale të Ramës.

Në një postim në Facebook, Kasimati u shpreh se Rama e sulmoi verbalisht pasi ajo e pyeti në lidhje me përparimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE pas marrëdhënieve të ngushta me Turqinë.

Përgjigja fyese e zotit Rama “për zonjën” dhe “gruaja greke” krahas një lëvdimi politik ndaj Turqisë, si dhe qëndrimi i tij në përgjithësi provokues, i paprecedentë në Strasburg, shkaktoi reagimin e krerëve të të gjitha grupeve politike të cilët dhe ata vendosën njëzëri për të mos marrë pjesë në darkën formale që kryeministri shqiptar do të mbajë mbrëmjen e sotme”- shkruan Kasimati.


Por çfarë i tha Rama Kasimatit?

Rama debatoi me të lidhur me marrëdhënien e Shqipërisë me Turqinë. Teksa priste pyetje për fjalimin e tij lidhur me raportin e Dick Marty-t, Kasimati u ndal tek marrëdhënia e Ramës me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Disa herë ajo i ndërhyri nga vendi, duke bërë që Rama t’i kthehej ashpër. Madje krahasoi KiE me parlamentin shqiptar.

“Përgjigje ndaj zonjave e zotërinjve e do i kthehem zonjës nuk di nga vjen sepse nuk u prezantua, nga Greqia, tani kuptoj pse është e shqetësuar për marrëdhënien me Turqinë. Ashtu si Greqia e Italia, të treja janë njësoj e në politikën tonë të jashtme përcaktohen si partnerë strategjikë. nuk kuptova pyetjen tuaj. Ju keni problemet tuaja shpresoj t’i zgjidhni mes dialogut e drejtësisë ndërkombëtare, por kur bëhet fjalë për ne, nuk krahasojmë e zgjedhim mes miqve e partnerëve tanë se kemi mësuar nga e shkuara se fqinjët janë aty për të qëndruar përgjithmonë. Gjyshja ime një grua e mençur thoshte fqinj i lumtur është shtëpi e lumtur, në nuk kemi frikë se një gjë e keqe mund të vijë nga Turqia, në të kundërt, është shumë e rëndësishme për sigurinë e Europës. Pa ta kriza e emigrantëve do ishte kthyer në krizë apokaliptike për vendet më të rëndësishme të Europës. Turqia qëndroi në portat e Europës dhe bëri atë që bëri. Kam privilegjin të konsideroj veten mik të Erdogan e Mitsotakis për të zgjidhur këtë çështje”, tha Rama.

Lexo edhe :  Temperaturat deri në 31 gradë celsius/ Moti për ditën e sotme

 

Të fundit

Humbet zgjedhjet klienti i LaCivita-s / Fiton kryeministri me origjinë shqiptare

Ka pësuar një disfatë spektakolare partia e djathtë e Australisë, e cila është këshilluar nga strategjisti elektoral i Sali...

Zbardhet dinamika e konfliktit me armë në Laç, policia shoqëron disa persona

Policia e Kurbinit ka zbardhur dinamikën e konfliktit me armë zjarri në qytetin e Laçit ku për pasojë mbetën të plagosur 5 persona. Sipas njoftimit...

Plumbat në Laç nuk kursejnë as të moshuarën. Shitësja e luleve plagoset në këmbë

Katër të plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Laç. E plagosur në këmbë ka mbetur edhë një e moshuar, shitëse...

Pranverë në Durrës, pushuesit e huaj zgjedhin mes plazhit historisë dhe natyrës

Durrësi mbetet një ndër destinacionet e kësaj pranvere për turistë të kombësive të ndryshme të cilët zgjedhin të shijojnë detin apo turizmin historik. Arjana...

Konflikti me armë në Laç, 4 të plagosur mes tyre dhe një kalimtare

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Laç, ku si pasojë e një konflikti kanë mbetur të plagosur 4 persona. Burime nga vendngjarja bëjnë...

Lajme të tjera

Web TV